Sula: Ndryshime ne Kushtetute, kamerdare per te shpetuar Ramen Rozeta Rapushi
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, nje prej anetareve te Komisionit Parlamentar te Ligjeve, tha dje ne nje interviste per Gazeten "Koha Jone", se Edi Rama, i kerkon ndryshime ne Kushtetute, si nje komardare per te shpetuar nga mbytja. Duke mos e cilesuar si nje politikan kreun e opozites, Sula shtoi madje se Rama ka rruge te gjate per tu bere nje politikan, nga kandidimi per deputet, qendrimi ne Kuvend e me pas te pretendoje per me shume. Nga ana tjeter, deputeti demokrat theksoi faktin se Kushtetuta nuk mund te ndryshoje si statuti i PS-se, qe per te kreu i opozites e ndryshon naten per te qendruar serish kryetar diten.
Zoti Sula, prej kohesh opozita po kembengul ne ndryshimin e Kushtetutes se vendit, si nje kushtezim per realizimin e reformes zgjedhore. Duke qene aktiv ne Komisionin e Ligjeve, ne ndryshimet qe ju bene me konsensus Kushtetutes ne vitin 2008, ju si e vleresoni kete kerkese tjeter te opozites?
Fillimisht une mendoj se duhet te sqarohet dhe te kuptohet se pse opozita dhe me konkretisht Partia Socialiste e ben nje levizje te tille, kete kerkese. Per mendimin tim, duhet te kuptohet fillimisht se cili eshte qellimi apo synimi i se majtes ne kete rast, sepse une besoj se nuk eshte absolutisht tek procesi zgjedhor, apo tek meraku qe me kete sistem ndoshta mund te kene probleme me zgjedhjet e ardhshme. Mendoj keshtu, sepse problemet qe u hasen ne praktike gjate zbatimit te Kodit Zgjedhor, si ne zgjedhjet lokale te fundit ashtu edhe ato parlamentare, jane teresisht te korrigjueshme te permiresueshme. Pra Kodi Zgjedhor ne te gjitha ato nene qe duhet permiresuar dhe ndryshuar edhe sipas kerkesave te opozites, mund te permiresohet, por kjo nuk kerkon nderhyrje edhe ne Kushtetuten e vendit. Kryeministri Sali Berisha e ka bere prej kohesh oferten e tij ndaj se majtes ne opozite, qe cdo propozim i bere prej tyre per permiresimin e Kodit Zgjedhor, ne perputhje me rekomandimet e nderkombetareve, do te aprovohet dhe se mazhoranca eshte e hapur.
Por nderkohe qe mazhoranca pranoi te ndryshoje Kushtetuten ne vitin 2008...
Ne vitin 2008, kur u bene ndryshime ne Kushtetute dhe ne Kodin Zgjedhor, opozita ka qene violina e pare ne Komisionin e Ligjeve per keto ndryshime dhe mund te them se pothuajse gjithcka qe ajo kerkoi, ju dha hapesira politike dhe juridike nga mazhoranca dhe u pranua. Ishte Fatmir Xhafaj, ai i cili cdo gje qe propozoi, ju pranua dhe mazhoranca, e cila i votoi thuajse pa modifikime te gjitha propozimet e bera. Madje mund te them, se ne i pranuam edhe ne nje menyre te sforcuar disa prej propozimeve ne Kushtetute, per te mos prishur klimen politike, procesin zgjedhor dhe bisedimet. Une personalisht kritikova ndryshimet kushtetuese, me shume ne aspektin profesional se sa si politikan, sepse ndryshimet kushtetuese kerkojne nje debat shume te gjere, me eksperte te fushes, juriste, institucionaliste, etj. Nuk eshte ligj i thjeshte Kushtetuta qe te mund te ndryshohet ashtu si statuti i Partise Socialiste, qe ndryshohet sa here e kerkon Edi Rama. Ai e ndryshoi statutin per veten e tij si te donte dhe tashme kerkon te beje te njejten gje me Kushtetuten sepse Rama e sheh Kushtetuten tashme si nje komardare, se eshte ne prag te mbytjes dhe kerkon medoemos te shpetoje. Por nje gje e tille nuk mund te realizohet. Kerkohet ndryshimi i Kushtetutes, per ceshtjen e presidentit, por vendi nuk mund te hyje ne krize per nje apo dy vota ne Kuvend. Eshte normale qe ne gjetem ne ate kohe nje formule per kete me kompromis politik, qe ne rast se Presidenti i vendit nuk zgjidhet me konsensus te gjere ne dy votimet e para atehere te miratohet me shumice te thjeshte sepse nuk mund te hyhet ne bllokim. Perse opozita nuk zgjedh Avokatin e Popullit, qe prej kohesh kryeministri dhe mazhoranca ja kane ofruar? Perkundrazi, kane me shume se nje vit qe nuk e propozojne avokatin dhe akoma me keq nuk votojne per projektligjin per Gjykaten Administrative. Ndaj une jam i bindur se zoti Rama dhe opozita kane arsye te tjera per te kerkuar ndryshime ne Kushtetute, nuk e kane se i dhemb shpirti per problemet ligjore. Pastaj, ta provojme si do te zgjidhet Presidenti me ndryshimet e bera ne zgjedhjet e ardhshme qe do te behen ne 2012. Po na dolen probleme, hajde te shqyrtojme, te bejme ndryshime. Nuk mund te behen ndryshimet nje vit para vetem e vetem se kerkon Rama. Kerkese qe e beri pasi humbi Bashkine e Tiranes, sepse para se te humbte zgjedhjet nuk e pati kete propozim. Ndaj une jam i bindur se kjo eshte nje tjeter manover politike e Edi Rames, qe te shpetoje dhe te largoje vemendjen nga PS qe humbi zgjedhjet. Nuk eshte problem i sistemit ligjor, Kodit Zgjedhor, por eshte problem i politikes qe ben zoti Rama dhe qe humb. Nese PD do te arrije te pranoje presionin e PS per ndryshime te tjera kushtetuese, une kam dyshimet e mia, do te jem i dyzuar ne voten time. Historia te gjykon nje dite.
Ne kampin e majte po diskutohen edhe mundesite e zhvillimit te nje referendumi per kete ceshtje? Cfare do te sillte referendumi?
Edi Rama nuk di si te beje politike dhe tashme ka ardhur koha qe ta pranoje kete gje. Kryeministri Sali Berisha prodhon cdo dite politike dhe fiton me vota. Referendumi qe kerkon te nise Rama, eshte nje nisme qe duhet te kete konsensus te paleve, duhen firma, nuk mund te behen ndryshimet kushtetuese, pa konsensus te gjere politik. Qe te ndryshoje Kushtetuta, duhet te kete debat dhe diskutime te gjera. Duhen te pakten dy vite debate, te hidhen teza, analiza dhe biseda me konstitucionaliste deri ne gjetjen e formulave dhe konsensusin per ndryshimet. Ndaj une theksoj faktin, se debati per kete ceshtje duhet te celet shume kohe me pare, jo sepse eshte zgjedhja e Presidentit vitin tjeter, sepse keshtu vjen ere e keqe. Rama e pa se humbi keq dhe kerkon te beje ndryshime, por fakti eshte fakt, mazhoranca, Sali Berisha e kane fituar garen dhe madje jane gati te fitojme edhe ne zgjedhjet e vitit 2013. Edi Rama nuk ka qene ndonjehere per mua pjese e politikes. Nje njeri qe nuk ulet ne Parlament, qe e perbuz ate, per mua ai nuk eshte politikan. I beri bojkot parlamentit, nuk u doli ne krye deputeteve te tij ne listen e kandidateve ne zgjedhjet e vitit 2009, nuk di te prodhoje politike, ndaj duhet te largohet.
Ju mendoni se Edi Rama pas humbjes edhe ne zgjedhjet lokale duhet te largohet edhe nga drejtimi i Partise Socialiste?
Patjeter. Ndaj them se Kushtetuta nuk eshte si statuti i Partise Socialiste qe Edi Rama e ndryshon naten per te qendruar serish kryetar partie diten. Megjithate, ai nuk eshte politikan dhe do te humbe edhe ne zgjedhjet e vitit 2013. Per tu bere nje politikan, Edi Rama fillimisht duhet te konkurroje si i tille, te vije te ulet si deputet, pastaj ka kohe per tu bere politikan. Ai nuk eshte politikan, bashkia ishte streha e tij.