E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sula: Pro kandidatit per President qe do te sjelle PD

Presidenti Bamir Topi, duket se i ka humbur tashme edhe ata pak mbeshtetes qe ka pasur brenda grupit parlamentar demokrat. Nje situate kjo qe vjen ne nje periudhe jo shume te pershtatshme, kur na ndan me pak se nje vit nga zgjedhjet per Presidentin e ri te Republikes. Nje prej deputeteve demokrate, i permendur shpesh si nje mbeshtetes i kreut te shtetit, Dashnor Sula, tha dje per Gazeten "Koha Jone", se ne zgjedhjet e ardhshme per Presidentin e Republikes, ai do te votoje ne Kuvend, kandidaturen qe do te propozoje mazhoranca, koalicioni qeverises. "Une do te mbeshtese 100 per qind kandidatin qe do te propozoje mazhoranca, koalicioni qeverises", ju pergjigj dje Sula pyetjes, se nese mendon se kreu i shtetit Bamir Topi duhet te rikandidoje per nje mandat te dyte apo jo? Dhe nese po, a do ta votonte ai?. Zgjedhjet per kreun e ri te shtetit, ne baze te Kushtetutes se vendit, do te zhvillohen ne mes te vitit te ardhshem, kur perfundon edhe mandati i Presidentit Bamir Topi. Sipas ndryshimeve te bera nga partite politike, kreu i shtetit do te zgjidhet fillimisht me shumice te cilesuar te votave, 84 vota. Por ne rast se nje kuorum i tille nuk arrihet per dy votime radhazi, atehere po ne baze te kushtetutes, per heren e trete, presidenti do te mund te zgjidhet edhe me votim te thjeshte prej 70+1 votash.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›