E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhemat Gjunkshi, zyrtarisht Shef i Shtabit te Pergjithshem te FA-ve

Gjeneral Brigade, Xhemal Gjunkshi, u emerua zyrtarisht dje Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura Shqiptare, me dekret te Presidentit te Republikes Bamir Topi. Duke zevendesuar ne kete post ish Shefin e Shtabit, Gjeneral Major Maksim Malaj, i cili perfundoi mandatin e tij 3 vjecar ne krye te FA. Ne nje ceremoni solemne te zhvilluar dje ne ambientet e Ministrise se Mbrojtjes, ku i pranishem ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami dhe zyrtare te tjere te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe Shtabit te Pergjithshem, ish shefi i Shtabit Malaj, i dorezoi flamurin dhe emblemen e Shtabit te Pergjithshem gjeneral Gjunkshit, i cili vjen ne kete post nga Brigada e Mbeshtetjes Logjistike, ku kreu detyren si Komandant i kesaj Brigade. "Gjeneral Malaj! Ju falenderoj ne menyre te posacme per te gjithe punen, bashkepunimin, mirekuptimin dhe arritjet e perbashketa qe kemi pasur ne keto dy vite. Me lejoni njekohesisht ti uroj shefit te Shtabit te Pergjithshem, gjeneral Gjunkshit suksese ne kete pune te veshtire, por shume te rendesishme per shtetin shqiptar. Jam i bindur ne moderacionin me te cilin do te arrijme se bashku ti kryejme reformat qe ka FA. Une jam per reforma te forta, te thella, me moderacion. Jam perpjekur ta bej ne keto dy vjet, do te vazhdoj ta bej ne kete menyre edhe ne te ardhmen", u shpreh Ministri Imami. Nga ana e tij Shefi i Shtabit gjeneral Gjunkshi, tha se ai e merr kete detyre ne kohen kur Forcat tona te Armatosura, si pjese dinamike e Aleances se NATO-s, kane siguruar nje sere arritjesh ne permbushjen e misionit te tyre kushtetues per mbrojtjen e vendit, ne kryerjen me sukses te operacioneve ne mbeshtetje te paqes, perballimin e situatave te veshtira ne ndihme te popullsise civile, asgjesimin e municioneve te teperta, kthimin e FA ne nje ushtri profesioniste dhe reformimin e tyre ne shume fusha te tjera, duke u bere nje nder institucionet me te dashura dhe te respektuara per popullin dhe shtetin shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›