Sula komplimente Ina Ramës: Është qershia mbi tortë
Seanca e djeshme në Komisionin e Ligjeve, ku raportoi Kryeprokurorja Ina Rama për punën 1 vjeçare të institucionit që ajo drejton, u shoqërua me batuta mes deputetëve dhe kryeprokurores. Kryeprokurorja vinte pas 2 viteve mungesë në Kuvend, pasi në vitin 2009 ajo nuk arriti të paraqesë raportin në Kuvend për shkak të mbarimit të legjislaturës. Seanca e cila vijoi për më se 3 orë e gjysmë, shkaktoi lodhje tek deputetët të cilët i kërkonin Kryeprokurores që të jepte përgjigje më të shkurtra. Seanca e gjatë u komentua me humor mes deputetëve duke thënë se "po kompensohet edhe viti i kaluar ku nuk u lexua raporti". Në seancë nuk munguan edhe komplimentet se ajo e ardhur nga deputeti i PD-së Dashnor Sula i cili e cilësoi Kryeprokuroren Rama si "Qershi mbi tortë". Ndonëse u pyet për çështje konkrete nga deputetët, gjë që ligji për raportimet nuk e lejon, Ina Rama mori vërejtje nga kreu i komisionit Rusmali për përgjigjet e saj.
Batutat në Komision
Ilir Rusmali:Të lutem...se duket sikur marr orientime nga Pandi për të drejtuar mbledhjen. Këtë e pengon neni 53 i cili është detyrim për ne.
Ilir Rusmali: Zonja Kryeprokurore, në qoftë se themi që nuk duhet t’i referohemi çështjeve konkrete, nuk i duhet të referohemi. Jo se nuk duam, jo se kemi frikë apo nuk ka pëlqen por se...
Ina Rama:...por se këtë e ndalon ligji.
Ilir Rusmali:Ashtu!
Ina Rama:...dhe këtë që thatë ju, dua ta them edhe unë. Jo se nuk dua apo se kam frikë të përgjigjen për çështje konkrete, por është ligji që e ndalon.
Dashnor Sula: Dua të falënderoj stafin e kryeprokurores, ndërsa zonjën kryeprokurore do e falënderoj në fund. Eshtë qershia mbi tortë.