Sula:"Rama, mos e kushtezo imunitetin. Strategjia e PD-se, ne shtator" Rozeta Rapushi
Me nisjen e sesionit te ri parlamentar, me 3 shtator, Partia Demokratike do te nise proceduren ligjore per mundesimin e kufizimit te imunitetit, per zyrtaret e larte te shtetit. Deputeti demokrat, Dashnor Sula, tha dje per gazeten "Koha Jone", se cdo diskutim, debat dhe procedure, u ndoq per te kufizuar imunitetet, por opozita nuk pranoi. "Tashme, me fillimin e sesionit te ri parlamentar, do te nise serish diskutimi per kete ceshtje imediate, dhe ne do te ndermarrim te gjitha hapat ligjore te nevojshme per ta cuar deri ne fund, ne menyre qe t'ia leme ne dore sovranit, te vendose nese i do me apo pa imunitet zyrtaret", - u shpreh Sula. Ai permendi nenin 150 te Kushtetutes se vendit, si nje hallke shume te rendesishme per zhvillimin e referendumit popullor, ku zgjedhesit te vendosin nese duan apo jo imunitetin. Ky nen i njeh te drejten edhe Keshillit te Ministrave, te ndermarre nismen, dhe qe nuk kerkon shumice te cilesuar ne Kuvend. Ne kete kuader, Sula i beri thirrje socialisteve, qe t'i bashkohen kesaj nisme dhe te mos e kushtezojne ne asnje rast, me kerkesa te tjera. "Zyrtari nuk mund dhe nuk duhet te kete privilegjin e imunitetit. PS t'i bashkohet vullnetit te popullit, nese populli vendos qe te hiqet, le te hiqet per te gjithe. Nuk ka asnje arsye se perse Partia Socialiste dhe Edi Rama, te pengojne nje gje te tille", - tha Sula. Kundershtimi i opozites, sipas tij do te thote qe te majtet duan votat e popullit, por per t'i perdorur sipas qejfit te tyre, jo ne sherbim te qytetarit. "Imuniteti qe ne kemi te sanksionuar me Kushtetute, eshte i vjeteruar dhe nuk ekziston ne asnje vend te Europes, ne kete menyre qe ne e kemi. Ndaj, nuk ka asnje arsye qe te mos kufizohet. Te lidhesh kufizimin e imunitetit me kushte te tjera, do te thote te jesh jashte realitetit", - vijoi Sula. Ai akuzoi ashper kreun socialist, se po zvarrit prej vitesh ne menyre te qellimshme, heqjen e imunitetit, duke dale jashte cdo logjike dhe arsyetimi politik. "Keta zoterinj sillen keshtu, vetem sepse duan te fshihen pas imunitetit. Sepse nuk ka pse te kete frike nje zyrtar qe nuk vjedh, nuk shkel ligjin apo nuk shperdoron detyren", - vijoi akuzat demokrati. Pavaresisht qendrimeve, Sula i beri serish apel opozites, qe te reflektoje ne shtator, ndonese vone. Ai rrezoi edhe pretendimet e socialisteve, se me kufizimin e imunitetit mund te ndodhin abuzime, duke theksuar se ekzistojne te gjithe mekanizmat e duhur, per te mos lejuar asnje mundesi abuzimi.
"Friken duhet ta kete ekzekutivi, mazhoranca qe ka ne dore vendimmarrjen. Une nuk e kuptoj, pse ka frike opozita? I vetmi organ i ndjekjes penale, Prokuroria e Pergjithshme, i ka duart e lidhura me zinxhir per te kontrolluar zyrtaret, te grumbulloje prova vetem per shkak te imunitetit", - vijoi Sula. Sipas tij, zhvillimi i nje referendumi per kete ceshtje, do te ishte nje porte e re e hapur, dhe precedent pozitiv ne vitet e ardhshme.
"Friken duhet ta kete ekzekutivi, mazhoranca qe ka ne dore vendimmarrjen. Une nuk e kuptoj, pse ka frike opozita? I vetmi organ i ndjekjes penale, Prokuroria e Pergjithshme, i ka duart e lidhura me zinxhir per te kontrolluar zyrtaret, te grumbulloje prova vetem per shkak te imunitetit", - vijoi Sula. Sipas tij, zhvillimi i nje referendumi per kete ceshtje, do te ishte nje porte e re e hapur, dhe precedent pozitiv ne vitet e ardhshme.