E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te dyshuar per vrasjen ne Elbasan

Pas gati 12 orësh Policia e Elbasanit identifikon dy persona si autorë të  mundshëm të vrasjes së Genitian Beqirit në shtëpinë e tij. 40 vjeçari njihej edhe me emrin Ardian Meta është ekzekutuar në banesën që ruhej nga policia pas një vendimi gjykate. Disa minuta më vonë ka gjetur vdekjen në spital si pasojë e atakut kardiak edhe i ati i tij Nezir Beqiri. Policia e Elbasanit ngriti një grup të posacëm për ngjarjen dhe pas shoqërimit të gati 20 personave mësohet se për dy prej tyre është vënë masa e arrestit. Ata janë Florenc Çapja dhe Ajet Jaçe. Policia deklaroi se për këtë ngjarje që tronditi qytetin dhe opinionin publik do të ketë një konferencë të posaçme.
Ndaj Gentian Beqirit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Elbasan kishte vendosur masën e sigurisë së arrestit në shtëpi si i implikuar në vrasjen e një biznesmeni të ndodhur 7 vite më parë në këtë qytet. Por për mungesë provash, gjykata kishte urdhëruar vendosjen e tij në masën e siguriës së arrestit në shtëpi duke e mbrojtur me policë për 24 orë. Ai ishte i paralizuar si pasojë e një plumbi që kishte marrë në këmbë, ndërsa po tentonte të kalonte në atë kohë kufirin në Sarandë. Vrasësit duket se janë prezantuar si të njohur të viktimës. Ata kanë trokitur tek porta e apartamentit e cila është hapur nga Nezir Beqiri babai i Gentian Beqirit. Sapo kanë hyrë në apartament ata kanë ekzekutuar atë me një plumb në kokë dëe me disa plumba të tjerë në trup. Vrasja duhet të jetë kryer me silensiator pasi nuk janë dëgjuar krisma arme. Ekzekutimi i Gentian Beqirajt do të shoqërohet me masa ndeshkimore edhe për drejtuesit e Drejtorisë së Policisë në Elbasan. Burime nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm bënë të ditur se në kuadër të masave për këtë qëllim do të merren masa ndëshkimore deri në pushim nga puna për 4 uniforma policie të nivelit të parë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan të cilat do të jenë të gradës komisar dhe kryekomisar. Ende nuk bëhen të ditur emrat e të ndëshkuarve. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›