E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri ne parkun e Dajtit kerkohet edhe nderhyrje nga ajri

Prej 4 ditësh zjarri ka përpirë rreth 12 ha sipërfaqje të Parkut Kombëtar të Dajtit.
Drejtoria e këtij Parku ka ndërhyrë menjëherë për të minimizuar dëmin dhe aktualisht situata është në kontroll sipas drejtorit Lutfi Miftari.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit në Malin Priskë të parkut kombëtar që administrohet nga Komuna Dajt.
Punonjësit e parkut janë ndeshur me një sërë veshtirësish për eleminimin e kësaj vatre zjarri pasi terreni është shume i vështirë dhe era ka favorizuar përhapjen më të shpejtë të flakëve.
Rreth 10 ha të kësaj sipërfaqje janë djegur edhe një herë në vitin 2007 dhe drurët e thatë dhe shkurret kanë bërë të favorshëm përhapjen e zjarrit.
Por përveç kësaj janë prekur edhe dy ha të rinj duke dëmtuar kryesisht drurë ahu të përzierë me shkurre.
Terreni i vështirë kërkon pajisjet dhe mjetet e duhura logjistike për fikjen e zjarrit nga ajri.
Drejtori Miftari i bën thirrje banorëve të komunave përreth që të kontribuojnë edhe ata për eliminimin e kësaj vatre zjarri pasi pyjet janë një pasuri e madhe e pazëvendësueshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›