E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekzekutivi shkrin Komisionin e Apelit

çështja “Skënderbeu”

Komiteti Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit ka vendosur shkarkimin e Komisionit e Apelit. Shkak është bërë çështja “Skënderbeu”, ku kapiteni Shkëmbi, Gjondeda dhe katërshja kroate, Djamarti, Guerrib, Rukavina e Tomasiç kërkojnë prishjen e njëanshme të kontratës. Pas vendimit të datës 18 janar të Disiplinës, që vendosi t’i linte të lirë gjashtë futbollistët, në Apel kjo përplasje u shndërrua në një maskaradë të vërtetë. Kryetari i këtij komisioni, gjyqtari Bujar Musta pa marrë parasysh mendimet e dy anëtarëve të tjerë, ka vendosur që lojtarët duhet të qëndrojnë në skuadrën korçare. Në ballafaqimin mes palëve (më 22 janar), ai nuk kishte lejuar që sportistët të paraqisnin argumentet e tyre, ndërsa me gjithë kundërshtimin e dy anëtarëve të Apelit, Musta u telefonoi drejtuesve të Skënderbeut, për t’u dhënë lajmin se ata kishin fituar betejën. Gjatë ditëve në vazhdim, ai nuk ishte paraqitur në mbledhje, duke dhënë justifikime nga më të çuditshmet, duke e detyruar Ekzekutivin që të shkrinte komisionin.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›