E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Grand Ballo”, një mbrëmje plot magji nën valset e Shtrausit

Izaura Ndoj

“Grand Ballo”, është cilësuar si një prej aktiviteteve më të rëndësishme të fundvitit në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, e cila pritet të sjellë një atmosferë të veçantë në skenë për publikun kryeqytetas. “Grand Ballo”, mbrëmja e mrekullueshme e datës 30 dhjetor , kësaj radhe është dhe dhurata që kanë përgatitur drejtuesit e këtij institucioni me rastin e fundvitit. Këtë vit “Grand Ballo” vjen në një mënyrë të veçantë për publikun dhe të ftuarit, që do të jenë pjesëmarrës në të. Kjo mbrëmje e veçantë muzikore mbyll dhe sezonin artistik të këtij institucioni, e cila ka vite që zhvillohet në kryeqytetin shqiptar. Është bërë traditë tani që në TKOB prej vitesh në këtë mbrëmje të bazuar në traditën vjeneze, ku mbizotërojnë valset e Shtrausit. Në ndryshim nga festat që janë zhvilluar deri tani, kjo mbrëmje është huazuar nga tradita vjeneze e ballove dhe sjell një atmosferë vërtetë mondane. Protagonistët e këtij koncerti do të jenë veshur shumë bukur duke sjellë në skenën e TOKB vërtetë një atmosferë vjeneze balloje. Protagonistët e kësaj mbrëmjeje do të jenë veshur me veshje tradicionale të ballove, ku do të mbizotërojnë fustanet klasike dhe kostumet shik. Por, nga organizatorët është menduar që kësaj mbrëmjeje ti shtohen edhe shumë elementë të tjerë që i kanë munguar edicioneve të mëparshme. Performanca artistike dhe koncerte kanë ardhur dhe pritet të vijnë për publikun kryeqytetas gjatë këtyre ditëve të fundit të dhjetorit nga Teatri Operas dhe Baletit. Ditët e dhjetorit kanë shënuar një larmi aktivitetesh në skenat e institucioneve kulturore të kryeqytetit, pasi kanë sjellë një repertor të pasur për publikun. Të gjithë institucionet kulturore po realizojnë përgatitjet e fundit për të sjellë dhe më shumë ngjyrime kulturore në ditët e fundit të vitit 2009. Kanë qenë një sërë koncertesh që kanë sjell në skenë zërat më në emër të TOB-ës. Gjatë këtij sezoni ka pasur programe dhe shfaqje speciale për festat e fundvitit. Kalendari artistik i Teatrit Operës dhe Baletit për dhjetorin, ka shënuar një sezon plot me surpriza për publikun kryeqytetas duke sjell netë të veçanta dhe atmosfrë festive në kryeqytet. Një ndër koncertet që bëri bujë gjatë këtyre ditëve ishte koncerti Krishtlindjeve, “Hollynight” i cili ngjiti në skenë disa nga emrat më të njohur të skenës shqiptare. “Hollynight” erdhi nën dirigjimin Dritan Lumshit, dhe me pjesëmarrje të solistëve, kori i T.K.O.B si dhe Kori i Fëmijëve i shkollës “Servete Maçi”. Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit ka interpretuar pjesë të zgjedhura me tematikë të festave të fundvitit. Gjatë kësaj nate magjike tingujt muzikorë kanë qenë të ndërthurura me zërat e mrekullueshëm të artistëve të operës, të cilët sollën një shfaqje plot emocion dhe një natë të veçantë.

28 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›