E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zaneti: "Ibra? Mund të zgjidhë çdo ndeshje"

Kapiteni i Interit, Havier Zaneti u ndje i sigurt për skuadrën e tij në prag të ndeshjes me PSV Eindhoven, por gjatë konferencës së tij për shtyp, ishin të paevitueshme pyetjet në lidhje me paraqitjen e rëndë të zikaltërve në kampionat kundër Romës. "Shpresojmë të përsërisim atë takim, edhe pse nesër (sot) do të jetë një ndeshje tjetër, pasi Liga e Kampioneve është një tjetër kompeticion. Në sfidën e së shtunës e rëndësishme ishte paraqitja: dëshironim të fitonim me cdo kusht dhe nuk e dinim që nuk do të ishte e lehtë pasi Roma është një skuadër e madhe që synon fitimin, ashtu si ne, të kampionatit. Gjithsesi zbritëm në fushë me personalitet të madh, treguam forcën tonë dhe e fituam me meritë. Moduli i lojës? Gjatë javës e provuam modulin dhe trajnerin na shpjegoi gjithcka. Ishte një zgjidhje që dha rezultate të mira". Zaneti flet edhe për Ligën e Kampioneve: "Në sfidën e parë me Fenerbahcen nuk luajtëm mirë dhe për shumë motive ata e merituan fitoren. Pastaj, është e vërtetë që kemi mungesa të rëndësishme për shkak të skualifikimeve dhe dëmtimeve, por nuk dëshirojmë të gjejmë justifikime, madje dëshirojmë t'u japim vazhdimësi gjithckaje të mirë që kemi bërë në kampionat. Këtë dëshirojmë ta bëjmë edhe në Ligën e Kampioneve. "Në raport me ndeshjen e parë sezonale në Europë jemi sigurisht më mirë fizikisht, dhe ky mund të jetë një avantazh. Në ndeshjet e fundit kemi gjetur një kuadraturë të mirë që shpresojmë se do të na shërbejë edhe në ndeshjen e nesërme (sotme). Kemi një grup shumë kompetitiv, dhe gjatë zhvillimit të lojës mund të përdorim module të ndryshme. Dëshirojmë të bëjmë një ndeshje të madhe dhe publiku ynë do të na karrikojë. Sa i rëndësishëm është Ibra? Shumë, ka të dhëna që e lejojnë të bëjë diferencën e kualiteteve dhe të zgjidhë cdo ndeshje. Shpresojmë të zhbllokohet me gol edhe në Ligën e Kampioneve, ka kapacitetet për ta bërë pa problem këtë. Por jemi skuadër e madhe dhe kemi edhe sulmues të tjerë të zotë".

Bastet, Interi favorit

Bukmejkërsat nuk kanë asnjë mëdyshje se Interi i Roberto Mancinit është favoriti kryesor në raport me PSV Eindhoven, edhe pse skuadra holandeze ka një eksperiencë të madhe në fushatat europiane. Kompania e basteve "Agicos" u jep pak shanse djemve të Ronald Koeman, kjo edhe si pasojë e provës së jashtëzakonshme të Interit kundër Romës. Fitorja e zikaltërve llogaritet 1.35, barazimi 4.30, ndërsa fitorja e PSV Eindhoven, 8.00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›