Sulm ajror në Rripin e gazës, tre të vrarë

Të paktën 3 persona janë vrarë nga një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.
Zyrtarët palestinezë cituan dëshmitarët të kenë thënë se predhat kanë goditur pjesën qëndrore të Rripit të Gazës.
Ushtria izraelite tha se personat ishin militantë, që do të hidhnin raketa përtej kufirit, drejt komuniteteve të afërta hebrenje.
Ushtria shtoi se ata janë të përfshirë edhe në sulmin me raketa kundër komuniteteve në jug të Izraelit.
Sipas ushtrisë izraelite, militantët palestinezë ditët e fundit kanë hedhur raketa në jug të Izraelit nga Rripi i Gazës që kontrollohet nga Hamasi, por pa shkaktuar viktima.
Një grup radikal islamist ka marrë përgjegjësinë për disa nga sulmet.