E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrahin, Timoshenko do të kontestojë rezultatet

Kiev, 9 shkurt, NOA- Ukrahina duket se ende
nuk i ka mbyllur llogaritë me Revolucionin Portokalli. Kryeministrja në detyrë
e Ukrainës, Julia Timoshenko, është duke planifikuar kontestojnë rezultatit të
zgjedhjeve presidenciale. Lajmi bëhet i ditur për mediat ndërkombëtare nga
stafi i kryeministres, e cila rezulton të ketë marrë 3 për qind më pak vota se
rivali i saj, Viktor Janukoviq.

Mediat ndërkombëtare që monitorojnë situatën
zgjedhore në Ukrahinë thonë se

Timoshenko ende nuk ka bërë një deklaratë
publike. Duket se janë këshilltarët e saj dhe mbështetësit që kanë premtuar një
kontestim të zgjedhjeve dhe ndryshim të rezultatit të përgjithshëm.

Zyrtarisht zëvendësja e partisë së
Timoshenkos, Olena Shustik, tha se do të kërkojnë rinumërimin e votave në disa
zona dhe do ta çojë çështjen në gjykatë.

Ndrëkohë Moska e ka quajtur të mbyllur ccështjen
e zgjedhjeve. Presidenti Dimitri Medvedev ka uruar Janukoviçin për përmbylljen
me sukses të fushatës zgjedhore, që u vlerësua lartë nga vëzhguesit ndërkombëtarë
dhe suksesin e arritur në zgjedhjet presidenciale.

Ndërsa Ambasada e Shteteve të Bashkuara në
Kiev, sot nëpërmjet një deklarate shtypi i vlerësoi zgjedhjet si konsolidim të
demokracisë në Ukrainë, por nuk e ka përmendur Janukoviçin.

xh.q/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›