PS vijon te kushtezoje votimin e ligjeve te integrimit
Vendimi për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, varet nga miratimi i ligjeve për administratën civile Gjykatën e lartë, dhe reformën parlamentare. Për këto nisma ligjore nevojitet votimi në Kuvend i opozitës, e cila vazhdon të kushtëzoje votën me zgjidhjen e çështjes, që lidhet me Qarkun e Fierit. Me gjithë ftesat e herëpashershme të mazhorancës për të kaluar këtë situate ende të pashpresë, deputetët socialistë i qëndrojnë vendimit politik të marrë nga lidershipi i selisë rozë, por ka edhe të tjerë, të cilët heshtin kur pyeten nëse duhet të mbahet peng integrimi vetëm për çështjen e kryetarit të qarkut të Fierit.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë brenda datës 20 Nëntor tri nismat ligjore, që t’i hapet plotësisht rrugë rekomandimit të KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë brenda datës 20 Nëntor tri nismat ligjore, që t’i hapet plotësisht rrugë rekomandimit të KE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat.