E Shtunë, 31 Tetor 2026

Madhi paraqet relacionin për kodin

Kuvendi e nisi seancën e fundit për vitin 2008 me dekretin e Presidentit për ligjin e Kodit zgjedhor, i cili u kthye për rishqyrtim në parlament më 3 dhjetor nga Kreu i Shtetit. Në emër të komisionit të posaçëm zgjedhor, relatori i këtij ligji, deputeti i PR-së, Arjan Madhi i paraqiti parlamentit relacionin e përkatës, që shoqëron dekretin.Madhi u shpreh se kthimi i ligjit për kodin nga Presidenti është vendim i gabuar dhe se komisioni pasi u njoh me arsyet e kthimit të ligjit nga Presidenti, i cili shihte "pamundësi juridike dhe kushtetuese për dekretimin e datës së zgjedhjeve, zgjidhja u gjet tek miratimi i një dispozite tranzitore që i hap rrugën caktimit të datës së zgjedhjeve parlamentare 2009 nga Kreu i Shteti". Sipas tij "dispozita e miratuar nga komisioni bën të mundur që Presidenti i Republikës të nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, pas hyrjes në fuqi të Kodit zgjedhor. Me këtë amendament, përjashtohet çdo mundësi për keqkuptim, apo keqintepretim lidhur me datën e zgjedhjeve.Sipas Madhit Presidenti është i detyruar që në konsultë me partitë parlamentare, të dekretojë si datë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare një nga dy datat e ligjshme të mundshme, 22 qershorin, ose 28 qershorin 2009". Ndërsa lidhur me propozimet e paraqitura nga deputetët e LSI-së dhe PDK-së, "ato nuk u morën parasysh nga komisioni pasi dalin jashtë objektit të punës dhe kompetencës së tij", sqaroi deputeti Madhi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›