Sulm kamikaz në Pakistan, 20 të vrarë
PAKISTAN- Një kamikaz ka vrarë të paktën 20 persona në një sulm në një postobllok të policisë në veri-perëndim të Pakistanit, afër kufirit me Afganistanin.
Policia tha se kamikazi ka sulmuar afër një tregu të mbushur me njerëz në Baxhaur. Në mesin e viktimave thuhet se është dhe një zyrtar i lartë i policisë.
Më shumë se 12 persona janë plagosur. Zyrtarët shëndetësorë thanë se shifra e të vdekurve mund të rritet. Talebanët e lidhur me Al Kaidën janë aktivë në këtë rajon, që është një nga rajonet fisnore të pakontrolluara, kur së fundi ushtria ka nisur një ofensivë të madhe.
(el.me/news24/BalkanWeb)