Halimi: Per shqiptaret, as Tadiqi as Nikoliqi
Arton Konushevci
"Thjesht, te shqiptaret eshte shume e qarte qe kjo perkrahje do te behet per shkak te diskriminimit qe vjen nga niveli qendror. Diskriminimi ndaj shqiptareve ishte bere edhe ne faza te mehershme nga Nikoliq - kur ai ishte ne partine radikale. Por diskriminimi po vazhdon edhe ne keto periudha te udhehequra nga Tadiq", tha ne dje nje interviste per radion Evropa e Lire, Riza Halimi, kryetar i Partise per Veprim Demokratik
Kane mbetur edhe pak dite deri te data e mbajtjes se zgjedhjeve serbe ne te tria nivelet. Ku jane partite politike shqiptare dhe cilat jane shqetesimet kryesore te cilat synon pushteti i ardhshem lokal t'i adresoje?
Po, ketu shqiptaret e te gjitha subjekteve politike marrin pjese ne zgjedhjet lokale, ndersa, ne ato parlamentare, shumica prej diku 60% e subjekteve politike merr pjese ne zgjedhje. Te tjeret i bojkotojne. E tash sa i perket pushtetit lokal, ketu dallojne situatat ne te tri komunat: ne Presheve, Partia per Veprim Demokratik synon thjesht ndryshime pozitive, meqe ne dy mandatet e kaluara ka qene ne opozite, dhe ketu ka probleme te renda te ndjeshme jetesore, qe kerkojne zgjidhje urgjente. Si ne Bujanoc, edhe ne Presheve, ju e dini qe ka nje levizje te madhe ne drejtim te Evropes pas liberalizimit te vizave. Eshte thjesht te thuash nje pastrim i qete etnik ne keto troje qe ka filluar menjehere pas luftes, por ne menyre perfide po vazhdon e po intensifikohet pas liberalizimit te vizave. Eshte e qarte se ketu, ne nivelin lokal, ka shume probleme, sic jane ato qe flasin per zhvillim ekonomik-kerkohet dalja nga nje gjendje shume e rende ku papunesia eshte mbi 70%. Probleme te theksuar jane edhe ne shendetesi edhe ne arsim edhe ne shume sferat te tjera te jetes. Dhe te gjitha keto eshte e pa mundur te zgjidhen vetem me forcen e pushteti lokal qe edhe ashtu nuk ka shume kompetenca. Keshtu ishte e domosdoshme qe se pari edhe ne nivelin qendror, edhe pse nuk kemi shanse, me teper se nje perfaqesues, por megjithate mendojme se zero yne duhet te degjohet edhe ne nivelin qendror, qe te tentohet qe me forca te perbashketa te dilet nga nje gjendje shume e veshtire ne Presheve e ne Medvegje. Medvegja eshte para pastrimit te plote etnik. Ne Bujanoc kemi nje situate me te volitshme, me qe kemi pas nje qeverisje me te suksesshme, por e them edhe nje here qe nuk mjaftojne vetem kapacitete dhe forcat e pushteti lokal per ta dale nga nje gjendje shume e veshtire ne te cilen Lugina e Presheves gjendet aktualisht. Vazhdon diskriminim i nivelit qendror edhe me tutje ndaj popullates shqiptare, prandaj si rezultat i kesaj gjendjeje te paperspektive, shpesh te rinjte nuk kane nje zgjidhje tjeter vec te migrojne.
Ky sigurisht do te duhej te ishte angazhimi kryesor i partive politike qe ky trend te nderpritet sa me shpjet dhe te krijohen kushtet per nje jete normale dhe te nderrohet ky trend shume i rrezikshem.
Flasim pak per zgjedhjet presidenciale, te cilat, po ashtu mbahen ne te njejten dite si ato parlamentare dhe lokale. Sa ka rendesi per ju nese do te fitoje Partia Demokratike e Serbise apo nacionalistet opozitare te Partise Perparimtare Serbe?
Po tash prefiksi nacionalist sa vlen per njeren, aq vlen edhe per tjetrin bllok. Ne aspektin politik, si ndaj ceshtjes se Kosoves, si ndaj ceshtjes se pakicave dhe shume ceshtjes politike, jane perafruar gati jane ne nje pike-keto dy blloqe, pa marr parasysh se disa jane nga 5 tetori ne oreolin e demokrateve, kurse te tjeret qe dolen nga radikalet e Sheshelit. Por, mjerisht, ne Serbi levizjet politike shume ngadale behen, edhe pse Serbia eshte bere kandidate per integrime evropiane. Ketu ka shume pune per t'u bere. Ende, per shembull, idete pak me progresive te Jovanoviq ketu nuk kane shanse. Ende Serbia nuk eshte gati per ide te tilla ku do te kishte transformime me te mirefillta demokratike. Keshtu qe, sa i perket pozicioneve tona nuk kemi as nje perfitim as nga njeri as nga tjetri bllok. Ne keto momente ne shenje te solidariteti e mbeshtesim kandidatin qe ka dal nga Sanxhaku per shkak te afersise ngjashmerise se problemeve. Them se do te perkrahet kandidati presidencial Zukolliq si proteste politike. Thjesht, te shqiptaret eshte shume e qarte qe kjo perkrahje do te behet per shkak te diskriminimit qe vjen nga niveli qendror. Diskriminimi ndaj shqiptareve ishte bere edhe ne faza te mehershme nga Nikoliq- kur ai ishte ne partine radikale. Por diskriminimi po vazhdon edhe ne keto periudha te udhehequra nga Tadiq. Thjesht shqiptaret per keto dy opsione nuk jane te interesuar ne total, si ne te kaluaren do ta bojkotojne. Por, tash mund te kete disa ndryshime, mund te kete vota Myftia Zukolliq, per shkak te pozitave te ngjashme qe i kane boshnjaket ne Sanxhak me ato te shqiptareve ne Luginen e Presheves. Por, problemet te ne ketu jane me te theksuara dhe me te ashpra.
Ju keni kerkuar nga autoritetet ne Serbi qe shqiptaret e lugines te trajtohen njesoj sic trajtohen serbet ne Kosove. A mendoni se do te ndodh dicka e tille?
Do te jete nje rruge e veshtire dhe e mundimshme. Ju e dini se ne ne nje kohe te gjate, edhe gjate sistemit -regjimit te ashper te Millosheviqit, po edhe me heret edhe tash pas 5 tetorit, ne ballafaqohemi me probleme te ndjeshme te renda jetesore. Kur Kushtetuta e Kosoves edhe Qeveria e Kosoves edhe e tere Bashkesia Nderkombetare bejne gara per te permiresuar gjithnje e me teper poziten tyre ( te serbeve ne Kosove), kurse pozita e shqiptareve ne Luginen e Presheves gjithnje e me teper po margjinalizohet. Ne kete drejtim, parimisht te drejtat i kemi te njejta. Shqiptaret ne Luginen e Presheves ne vitin 91, kur ka qene regjistrimi ta them i fundit qe serbet e kane bere ne Kosove ne kater komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveqan dhe po ta marrim me Mitrovicen ne tersi, diku ne vitin 91 kane jetuar 37 mije serb. Ne te njejten kohe me regjistrimin prape te Serbise ne Presheve, Bujanoc, Medvegje kane qene 67 mije shqiptare. Nuk ka asnje argument relevant qe e arsyeton mungesen e ofrimit te te gjitha perparesive, privilegjeve dhe te gjitha te drejtave kolektive te nivelit me te larte qe njehe e drejta nderkombetare, per serbet ne Kosove. Kurse, fare keto ceshtje nuk po diskutohen aktualisht as ne bisedat qe po zhvillohen ne Bruksel (ne mes te Prishtines dhe Beogradit) kur jane ne pyetje shqiptaret e Lugines se Presheves. Kjo u deshmua me keto marreveshjet qe kishin te bejne me levizjen e lire, sepse ndodhi e kunderta. Ne tash jemi me te kufizuar se kurdohere. Ne te kaluaren tone edhe per shkak te politikave te sigurimit edhe per shkak te asaj se vetem kalimi ne Konqul eshte kalim i rregullt ne te gjitha kalimet e tjera shqiptaret kane veshtiresi te medha te qarkullojne te lire.
Keni kerkuar angazhimin e institucioneve kosovare per te drejtat dhe lirite e qytetareve te Lugines se Presheves? Sa eshte duke u bere ne kete drejtim?
Ne jemi deshmitare se diku 500 milione euro ne vit nga buxheti i Serbise plasohen per nevojat e serbeve ne Kosove por natyrisht se eshte iluzore qe ne te kerkojme dicka te tille nga buxheti i Kosoves. Megjithate, ka mundesi te kete nje perkushtim me te madh e te mos ndodhin keto gabime qe ndodhen tash me policat e sigurimit dhe ma merr mendja se kjo (do te duhej te zgjidhej) ne te gjitha keto bisedat qe po zhvillohen ne Bruksel per zgjidhjen e problemeve jetesore. Rezoluta e Kombeve te Bashkuara nuk eshte adresuar vetem per te drejtat e serbeve ne Kosove, por flitet per te drejtat qe kane qytetaret ne Kosove dhe Serbi. Shqiptaret ne Serbi kane momentalisht probleme shume me te medha se sa qe kane serbet qe jetojne ne Kosove. Pikerisht nje politike pro-aktive e Qeverise se Kosoves, bazuar ne parimin e theksuar te reciprocitetit, do te duhej te kerkohet dhe zbatohet. Nuk ekziston asnje argument valid qe do t'i jepte perparesi serbeve ne Kosove ne krahasim me ate qe duhet ta kene shqiptaret ne Luginen e Presheves apo ne Serbi ne pergjithesi.