E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mlladiç ndodhet në Beograd

Beograd -Mediat bëjnë se Ratko Mlladiç gjendet i fshehur prej vitesh në një apartament në Beograd dhe kontakton vetëm me një person që i sjell ushqime dhe barna. Rasim Lajiç i ngarkuar nga Qeveria e Serbisë për bashkëpunimin me Hagën tha se ende nuk kanë informacione lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit kryesor nga Gjykata Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Mlladiç akuzohet për krime lufte dhe gjenocid gjatë luftës së viteve 1992-'95 në Bosnjë-Hercegovinë. Bashkimi Evropian i ka vënë kusht Serbisë që të arrestojë Mlladiç in dhe udhëheqësin e serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç, për të vijuar rrugën drejt unionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›