Sarah Palin jep dorëheqjen nga posti i guvernatores së Alaskës
Republikanja Sarah Palin dha dorëheqjen si guvernatore e Alaskës, duke premtuar me një deklaratë lamtumire se do të vazhdojë të punojë për Alaskën, por nuk la të kuptohej nëse ajo do të kërkojë një zyrë elektorale përsëri.
Kandidatja për zëvendëspresidente në zgjedhjet e 2008 i kaloi pushtetin guvernatorit të ri Sean Parnell gjatë një ceremonie në Fairbanks, Alaska, duke hequr dorë nga posti me një karrierë politike të spikatur nga probleme etike dhe një popullaritet i ulët.
Deklarata e papritur e Palin më 3 qershor se ajo do të jepte dorëheqjen 18 muaj përpara përfundimit të mandatit të saj, nxiti spekullimet nëse mbi lëvizjen e saj të ardhshme dhe nëse ajo do të ishte një nga pretendentët presidencialë në vitin 2012.
Ajo tha se kishte një detyrë për të shmangur politikat e zakonshme joproduktive dhe se ajo mund të bëntë më shumë për Alaskën edhe pas qënë në postin e guvernatores.
" Me këtë vendim, tani unë do të jem në gjendje për të luftuar edhe më shumë për ju, për atë që është e drejtë dhe për të vërtetën dhe unë kurrë nuk kam menduar se ju keni nevojë për një titullar që ta bëjë këtë"-tha Palin.
Palin utërhoqi vëmendjen kombëtare vitin e kaluar kur kandidati republikan për president John McCain zgjodhi si zëvendëspresidente gjatë zgjedhjeve të fituara nga demokrati Barack Obama.
Ajo do të pasohet nga zëvendësguvernatori Sean Parnell.
" jam shumë mirënjohës që kam shërbyer përkrah një personi kaq të nderuar dhe human. Ju e dini se që në fillim të administratës së saj, guvernatorja Palin ishte e vendosur për të rikthyer besimin dhe për të ndërtuar një të ardhme për qytetarët e Alaskës"-tha ai.