E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, ekzekutohet i forti i Burrelit

Vrasje në zonën e ish-uzinës Enver në kryqytet. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar mbi shtetasin Halit Dedja. Nga hetimet paraprake rezulton se viktima eshte nga qyteti i Burrelit ndersa nga kontrolli i trupit te pajete te 55 vjecarit i jane gjendur dhe dy arme zjarri te cilat i mbante me vete.

Halit Deda mesohet se ka qene dhe ish- oficer i ndërhyrjes se shpejte ne forcat e policise, ndersa ekzekutimi me silenciator mendohet se eshte bere per motive hasmërie. Sipas burimeve nga policia ngjarja ka ndodhur në Mat në vitet 1997-1998 ku 55 vjecari eshte akuzuar per nje seri krimesh por ende nuk jepet nje version zyrtar i asaj se cfare ka ndodhur ne ato kohe trazirash.

Mesohet se Deda ishte i vetmi i mbijetuar nga tre vellezer te cilet kane mbetur te vrare dhe qe njiheshin si te “fortet e Burrelit”.55 vjecari i cili drejtonte dhe nje biznes ishte baba i dy femijeve te cilet jetojne ne qytetin e Burrelit. Azhornuar së fundi ( e enjte , 16 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›