Sulm kundër një kishe në Indonezi

Nga Express më 25 shtator 2011 në ora 17:30
Një sulm vetëvrasës është kryer në një kishë të krishterë në ishullin e Javës, në Indonezi.
Sipas policisë lokale, në këtë atentat kanë vdekur 4 persona dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Radio “El-Shinta” bën të ditur se atentati ka ndodhur në kishën Kepunton të qytetit Solo, në ishullin Java.
Sulmuesi vetëvrasës ka shpërthyer bombën, menjëherë pas përfundimit të meshës së ditës së diele.