Takimi i ambasadorëve të BE-së me Ramën, situata politike

Ngjarjet e 21 janarit qëndrojnë në fokus të takimeve mes ambasadorëve të BE-së dhe kreut të opozitës Edi Rama. Takimi mes diplomatëve dhe liderit të opozitës po zhvillohet në selinë rozë.
Takimi, në qendër të të cilit është situata politike, vjen pas atij që ambasadorët zhvilluan dje me kryeministrin Sali Berisha, në selinë e Kryeministrisë.
Pas protestës së 21 janarit, diplomatë të shumtë të vendeve evropiane, por edhe të SHBA kanë bërë vazhdimisht thirrje për qetësi dhe dialog.