Sulm me bomba në godinën e kandidates për kryetar
25/11/2004 Ngjarja ka ndodhur të mërkuren në ora 19 e 20 minuta. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa Goran Pavllovski, zëdhënës i MPB të Maqedonisë, tha se në godinën e cilësuar VIP, jetojnë politikanë dhe biznesmenë të njohur, por policia nuk ka të dhëna se kush ka qenë personi që ka ndërmarrë sulmin. Si rrjedhojë e shpërthmit ka pësuar dëme të mëdha një xhip BMV, pronë e kamçevëve, pronarë të "Orka Sportit", por edhe anëtarë të një lobingu në partinë LSDM-së, të Cërvenkovskit.
Të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 19 e 20 minuta, persona të panjohur kanë sulmuar me bomba dore në Shkup parkingun e një godine të VIP-ave në rrugën "Vasil Gjorgov" të lagjes "Kapishtec". Persona ende të panjohur për policinë e Shkupit, sulmin e kanë bërë nga një makinë në lëvizje, për të cilën nuk jepen të dhëna, ndërsa dëshmitarët thonë se ka patur më shumë të shtëna edhe pas shpërthimeve që ndodhën. Përgjigjja ka ardhur dhe nga policia që ruan godinën e banimit, ku jetojnë më shumë VIP-a, apo edhe nga kate të asaj ndërtese, ku ndër të tjerë jeton edhe Radmilla Sheqerinska, zëvendëskryeministre e Maqedonisë, por edhe njëra ndër katër kandidatët për kryetar të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, parti e Cërvenkovskit. Kjo parti sot mban Kongresin e saj të jashtëzakonshëm, ku pritet të zgjidhet lideri i partisë, i cili besohet se do të jetë dhe mandator i ardhshëm për kryeministër të Maqedonisë.
Goran Pavllovski, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Maqedonisë, për televizionet e Shkupit nga vendi i ngjarjes deklaroi se organet hetuese kanë bërë punën e vet, por nuk mund të thotë asgjë rreth asaj se kush kanë qenë motivet dhe shkaku i këtij sulmi, pasi në këtë godinë jetojnë më shumë personalitete të njohura politike dhe të biznesit. Nga sulmi me bomba në Shkup, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, janë thyer xhamat e shumë makinave në parking, ndërsa më shumë dëme ka pësuar xhipi BMV, pronë e familjes Kamçev, të cilët janë pronarë të ndërmarrjes së njohur për prodhim të rrobave sportive "Orka Sport". Vetë Orce Kamçev, që llogaritet si anëtar i një lobingu në LSDM-së, dhe që para tri ditësh ka marrë pjesë edhe në një zënkë mes lobistëve brenda kësaj partie, ka thënë se xhipi i tyre nuk ka qenë synimi i sulmit, sepse nuk është goditur drejtpërsëdrejti.
Goran Pavllovski, në deklaratën e tij ka thënë gjithashtu se, policia po vazhdon hetimet dhe se shumë shpejt do të zbardhen motivet, por edhe kush ishte synimi i këtij sulmi në parkingun ku jetojnë veç Sheqerinskës edhe më shumë persona publikë e politikë, por edhe pjesëtarë të formacioneve të ndryshme ndërkombëtare të pranishme në Maqedoni.
Nëse lidhet apo jo ky sulm me bomba me Kongresin e së enjtes të LSDM-së, kjo mbetet të shihet, pasi policia premton se shumë shpejt do të dalë me të dhëna se kush ishin motivet dhe kush ishte synimi i sulmit me bomba, që ndodhi të mërkuren në mbrëmje në Shkup.
LSDDM do të përcaktojë kriteret për bisedimet mbi koalicionet në Maqedoni
Shkupi sot vendos për liderin e ri të partisë në Pushtet
Kongresi i partisë më të madhe maqedone në pushtet, LSDM-së, do të mbahet sot. Në këtë takim do të vendoset se kush do ta fitojë garën për lider të kësaj partie maqedone, e cila edhe qeverinë e ardhshme do të duhet ta formojë me koalicionin e BDI-së së Ali Ahmetit dhe me disa parti më të vogla maqedone. Mediat maqedonase, por edhe ato shqiptare të Shkupit, janë përfshirë nga spekulimet mbi shthurrjen e gjendjes, e cila prej më shumë se 6 muaj ka mbretëruar në partinë LSDM të Cërvenkovskit, e cila si bartëse e Koalicionit për Maqedoninë dhe në koalicion me BDI të Ali Ahmetit, prej dy vjetësh po e udhëheq ekzekutivin e këtij vendi.
Kongresi
Sot, në Shkup, do të mbahet Kongresi i jashtëzakonshëm i LSDM-së, ku pritet që të zgjidhet lideri i kësaj partie, që njëherësh do të ketë edhe mandatin për formimin e qeverisë së ardhshme të Maqedonisë, pas dorëheqjes së para një jave të Kryeministrit të fundit të Maqedoniusë, Hari Kostov. Ky i fundit në deklaratën e tij të dorëheqjes akuzoi për mosmarrëveshje të partnerët në koalicion, për insistimet e BDI-së për zgjidhje të çështjeve kombëtare e të barazisë, por edhe për nepotizmat në administratë dhe korrupsion. Pas këtyre akuzave dolën më shumë spekulime në lidhje me ndryshimet në emrat e ministrave aktualë, që tashmë kanë dhënë dorëheqjet. Janë deklaruar disa kombinime se kush do të shkojë dhe kush do të mbetetet, por e gjithë kjo shkon deri aty ku janë lobimet e mediave të ndryshme të Shkupit.
Kombinimet
Analistët e maqedonisë thanë, për gazetën, se të gjitha këto akuza kundër disa ministrave shqiptarë, që i ka bërë Kostovi, kanë forcuar edhe më shumë pozitën e tyre, madje edhe për qeverinë e ardhshme. Ndërsa Musa Xhaferi, zëvendëskryeministër i Maqedonisë, tha se të gjithë akuzat kanë qenë të duhura dhe nevoitet të argumentohen. Jo vetëm zyrtarë shqiptarë të BDI-së në Qeverinë e Maqedonisë, por edhe mediat, sidomos ato shqiptare, pohojnë se familjarizëm në administratë dhe korrupsion njësoj ka edhe në ministritë që i udhëheqin maqedonasit, ndërkaq si pikë kyçe, që ka shërbyer për mosmarrëveshje në qeveri, ka qenë përfshirja e barabartë e shqiptarëve në institucione dhe në administratën shtetërore të Maqedonisë.
Mediat
Mediat maqedonase, pas një takimi të fundit të Cërvenkovskit me Ali Ahmetin, thanë se Ahmeti kanë nisur bisedimet për të përcaktuar liderin LSDM-së dhe Kryeministrin e Maqedonisë. Megjithatë çështja e liderit dhe e kandidatit të mundshëm për kryeministër do të vendoset sot në garën e votimit të Kryesisë Qendrore të LSDM-së për kandidimet e Vllado Buçkovskit, aktualisht ministër i Mbrojtjes i Maqedonisë, Tito Petkovskit, deputet dhe anëtar i Kryesisë Qendrore, Radmilla Sheqerinskës, nënkryetare e partisë dhe zëvendëskryeministre dhe Jani Makradulit, koordinator i GP dhe anëtar i kryesisë Qendrore të LSDM-së.
Njohësit më të mirë të rrjedhave në këtë parti, ku janë bërë lobime të fuqishme që në disa raste kanë përfunduar jo vetëm me zënka mes tyre, por edhe me rrahje, thonë se gara do të shkojë deri në dy votime dhe sqarojnë se në votimin e parë më shumë vota nga katër kandidatët do të fitojë Tito Petkovski, ndërsa në votimin e dytë votat e tij dhe të Sheqerinskës e të Makradulit do t’i marrë Buçkovski, një reformator i moderuar, i cili pritet dhe ta mund dhe ta nxjerrë një herë e përgjithmonë nga gara konservatorin Tito Petkovski.
Për Buçkovskin thonë se është kanakar i Cërvenkovskit dhe që mund të bashkëpunojë me Ali Ahmetin, pa të cilin, madje një herë për njëherë, nuk mund të parashihet ndonjë qeveri e Maqedonisë. Por gjithashtu thuhet se Buçkovski këtë post mund t’ia ruajë besnikërisht Cërvenkovskit, për të cilin ka kohë që ta bëjë edhe një rreth në postet e Kryeministrit dhe të Presidentit të Maqedonisë. Kështu thonë optimistët, ndërsa ata që janë më pesimistë, të ardhmen e Maqedonisë e mbështesin në zbatimin e drejtë dhe të plotë të Marrëveshjes së Ohrit, por edhe në zgjidhjen e drejt të problemeve në fqinjësi dhe sidomos në zgjidhjen e drejtë e me kohë të statusit të Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës shpall emrat e kandidatëve për postet kryesore
Rugova kandidat i vetëm për kryetar të LDK
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka caktuar në një mbledhje, të mbajtur dje në Prishtinë, kandidatët për funksionet kryesore të institucioneve të reja të Kosovës. Zëdhënësi i kësaj partie, Lulzim Zeneli, i tha Zërit të Amerikës, se kishte pasur konkurrencë brenda partisë në zgjedhjen e këtyre emrave. Sipas vendimit të marrë nga LDK-ja, Presidenti i deritashëm, Ibrahim Rugova, mbetet kandidati i vetëm për postin e presidentit, Nexhat Daci, mbetet kandidati i vetëm për postin e kryetarit të parlamentit, ndërkohë që Fatmir Sejdiu, është kandidat për anëtar i kryesisë së parlamentit.
Në përbërjen e kabinetit të ri, Lidhja Demokratike përfaqësohet nga Adem Salihaj zv.kryeministër, Haki Shatri, ministër i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Melihate Tërmkolli, ministre e Ministrinë e Shërbimeve Publike, Lutfi Haziri, ministër i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Qemajl Ahmeti, ministër i Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit, Agim Veliu, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Astrit Haraçia, ministër i Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, aleate e Lidhjes Demokratike, përfaqësohet nga dy zv.ministra, zv.ministër i Shërbimeve Publike dhe zv.ministrin e Kulturës, Rinisë, Sporteve dhe Çështjeve Jorezidente. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si partnerja kryesore e Lidhjes Demokratike në këtë koalicion qeveritar, përfaqësohet nga Ramush Haradinaj, i emëruar për kryeministër, Bajram Kosumi, kandidat për ministër të mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Ethem Ceku, për ministrinë e energjetikës, Ahmet Isufi për ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale, dhe Bujar Dugolli për ministrinë e tregtisë dhe industrisë. 3 ministri, nga 13 që do të ketë qeveria e re e Kosovës, janë lënë për pakicat, përfshi edhe pakicën serbe. Presidenti, kryeministri dhe kryetari i parlamentit duhet të votohen në parlamentin e ri 120 vendësh në një mbledhje të parë të parlamentit, që pritet të mbahet në ditët e para të dhjetorit.