Koçi kërkon strategji nga aleatët
24/11/2004 Deputeti socialist, Petro Koçi, tha dje se mbi kërkesën e aleatëve të PS-së, për ndryshimet në qeveri, apo në platformën e koalicionit, duhet të paraqiten propozime konkrete. Sipas tij, vetëm në rat se analiza e ministrive përputhet me kërkesat konkrete, do të realizohen dhe ndryshimet përkatëse. "Besoj që të gjithë aleatët e "Koalicionit për Integrim" duhet të investojnë pjekuri dhe përgjegjshmëri për t'u investuar jo thjesht për interesa të ngushta afatshkurtër, por dhe për interesa perspektive për të platformuar një koalicion të suksesshëm zgjedhor, që fiton bindshëm në zgjedhjet e 2005-s. Në komunikimet institucionale, që duhet të aktivizohen dhe për të cilat Partia Socilaliste ka vend për t'u korrigjuar, duhet të prezantohen propozime logjike për të ndryshuar përbërjen e përfaqësuesve në qeveri dhe kur këto propozime përputhen me analizën vjetore të qeverisë, atëherë mund të ndërmerren hapa nga Kryeministri dhe parlamenti për t'i realizuar këto kërkesa", tha Koçi.
Aleatët, tryezë në fillim të javës
Brenda javës që vjen pritet të zhvillohen negociata mes përfaqësuesit të Partisë Socialiste dhe aleatëve të vegjël të "Koalicionit për Integrim". Situata më e fundit politike që është krijuar në kampin e majtë, pas deklaratave të krerëve të partive aleate me PS-së, do të jetë dhe qendra e debatit në takimin e radhës. Tendenca e aleatëve të PS-së për t'i bërë presion kësaj të fundit me votat e tyre për miratimin e buxhetit të shtetit për 2005 do të jetë dhe guri i shahut që kreu i socialdemokratëve, Gjinushi, aleancisti Ceka, do t'i paraqiten kreut të ekzektutivit shqiptar për t'i përfshirë në qeveri me të paktën katër ministra. Më të distancuar në qëndrime presioni kanë qenë dy aleatët e tjerë, Dule dhe Xhuveli.