E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi raporton në Bashkimin Evropian për zgjedhjet në Shqipëri

25/11/2004  Grupi i ekspertëve të Shqipërisë do të raportojë pranë Komisionit Evropian mbi reformën e zhvilluar në kodin zgjedhor të Shqipërisë. Ministrja e Integrimit, Ermelinda Meksi, për këtë çështje ka theksuar dhe një herë se zhvillimi i zgjedhjeve në Shqipëri do të jetë një pikë kyçe dhe tepër e rëndësishme për Marrëveshjen e Asociim-Stabilizimit. "Më datë 26 do të zhvillohet një takim mes Komisionit Evropian dhe ekspertëve të parlamentit shqiptar, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit në lidhje me përgatitjet për procesin zgjedhor. Ky takim do të rimarrë në shqyrtim çështjet e diskutuar rreth një muaj më parë në takimin e Tiranës", tha dje Meksi. Ndërkohë është konfirmuar se nga KQZ dhe parlamenti do të paraqitet një raport i plotë mbi punën e Komisionit Bipartizan për reformën zgjedhore si dhe mbi procesin e nisur për regjistrimin e popullsisë. Gjithashtu në takimin e Brukselit do të diskutohet dhe mbi negociatat e radhës për bashkëpunimin mem BE-në. "Koncensionet për Produktet e Bujqesore, Protokolli 3 “Mbi Tregtine e Veres dhe Pijeve Alkoolike”, Produktet e Peshkut", janë pikat ku do të diskutohet mes task forcës së Shqipërisë dhe të BE-së. Ndërkohë gjatë këtij raundi do të vazhdojnë diskutimet në lidhje me ofertën shqiptare për liberalizimin e Produkteve Bujqësore dhe Peshkut. Meksi theksoi dje se këtij raundi negociatash i paraprin një takim në nivel ekspertësh të dy palëve në fushën e Bujqësisë dhe Peshkimit, i cili do të zhvillohet sot në Bruksel

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›