E Diel, 1 Nëntor 2026

Lirimi i Xhakjas, KLD inspektim në Gjykatën e Durrësit

Këshilli i Lartë të Drejtësisë ka nisur sot verifikimin e dosjes së Ilir Xhakjas, 38-vjeçarit i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiri.
 

Për tre orë, tre inspektorë të KLD-së kanë kryer kontroll në Gjykatën e Durrësit ku kanë tërhequr edhe dosjet gjyqësore të Ilir Xhakjas për t`i marrë ato nën shqyrtim.

Ndërkohë të premten, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkoi hetimin e procedurave të ndjekur për lirimin e Ilir Xhakjas.  Ai rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë por me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes por më pas çështja pushoi dhe Xhakja u lirua në vitin 2011.

Ndërkohë ditën e sotme, Gjykata e krimeve të rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Xhakjan, 38-vjeçari i cili akuzohet për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiri.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›