Sulm terrorist në Jemen
Rreth 13 vetë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, si pasojë e sulmit që ndodhi brenda selisë së shërbimeve të fshehta në Jemen. Sulmi është kryer nga disa persona të armatosur, për të cilët supozohet të jenë të lidhur me Al Qaedën.
“Numri i lartë i viktimave është për faktin se sulmi ka ndodhur kur trupat po kryenin ceremoninë e përditshme të nderimit të flamurit”, tha një agjent.
Mes viktimave janë dy gra,njëra agjente dhe tjetra pastruesja e ndërtesës. Sipas dëshmitarëve, beteja nisi në selinë e shërbimeve të fshehta në Al-Tauahi, pranë portit, ishte shumë e dhunshme dhe zgjati rreth një orë.
Dëshmitarët bëjnë të situr se sulmuesit që i përkasin ndoshta rrjetit terrorist Al-Kaida, kishin sulmuar me tanke, granata dore dhe me armë zjarri.
Me sa duket kjo ishte një përpjekje për të liruar të burgosurit e arrestuar në qendrën e shërbimit të fshehtë.