Barak në SHBA
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak, filloi dje një vizitë në SHBA, gjatë të cilës do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon si dhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria izraelite e Mbrojtjes, e cila me anë të një komunikate saktësoi se "Ministri i Mbrojtjes do të takohet me zyrtarët politikë, ushtarakë dhe të shërbimeve të zbulimit të administratës amerikane, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-moon dhe me drejtues të cilët do të marrin pjesë në mbledhjen e Internacionales Socialiste në Nju Jork”.
"Ministri do të takohet në Washington, edhe me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, me sekretarin për Mbrojtje, Robert Gates, me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura amerikane, admiralin Michael Mullen si dhe me këshilltarin për sigurinë kombëtare James Jones", u theksua më tej në komunikatë.