E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm xhamive në Lahore. Mbi 70 viktima

71 të vdekur e më tepër se 100 të plagosur është bilanci i përplasjes mes një treni pasagjerësh e një treni mallrash pas një shpërthimi në binarë në West Midnapore të Indisë. Incidenti është konsideruar nga ministri i Brendshëm në New Delhi si akt sabotazhi.

Komiteti për popullin kundër politikës së dhunës, një grup terrorist maosit, mori fillimisht përgjegjwsinë për sulmin për ta përgenjështruar vetëm pak minuta më vonë.

Treni ekspres ishte në shërbim nga Calcutta e Mumbay. Si pasojë e shpërthimit 13 vagonë kanë dalë nga binarët. Ndersa disa prej tyre kanë mbetur në binarët paralelë ku janë goditur nga një tren i mallrave i cili po vinte nga drejtimi i kundërt.

Tani forcat e shpëtimit në vendngjarje ka filluar gara kundër kohës për të shpëtuar personat e bllokuar brenda vagonave të trenit.

Burime të policisë dëklarojnë se bilancvi i viktimave mund të rëndohet dhe më gjatë orëve në vijim.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›