Greqi, hije skandali përgjimesh

Ndërsa Greqia përjeton krizën më të rëndë financiare ndër vite, kryeministri grek duket se këto ditë ka kursyer në faturën e tij të telefonit. Sipas firmës së telekomit OTE një teknik ka prerë gabimisht linjën e telefonit të shtëpisë së kryeministrit George Papandreou, ndërsa tentonte të bllokonte linjën e një familjeje që kishte pagesa të prapambetura.
Numri i klientit ndryshonte nga ai i kryeministrit me një shifer të vetme, sqaron OTE, ndërsa media vendase hedh hije dyshimi mbi gjithë incidentin në fjalë. Bllokimi ka qenë tetë ditor e jo dy sic pretendon Telekomi, sqaron e “Eefterotipia” sipas së cilës skandali eshte diskutuar dhe ne parlamentin grek.
Mundësia e nje skandali të ri pergjimesh telefonike ne Greqi është hedhur poshtë nga kreu i OTE-së, duke theksuar se behet fjale thjesht per nje ceshtje teknike. Por shume deputete kane kerkuar shpjegime se edhe ne kete rast do t’i ishte nderprere vetem sherbimi i thirrjeve te brendshme dhe jo ai i thirrjeve te kryera nga jashte.
Nga ana e zyres se z. Papandreu, megjithese ky skandal ka ndodhur pikerisht ditet e vizites se kryeministrit turk Rexhep Tagjip Erdogan ne Athine, nuk eshte bere asnje koment dhe pritet perfundimi i hetimeve te metejshme qe kane hapur organet greke.
Bashkepunetore te Papandreut kane deklaruar sot tek proqeveritarja “Ethnos” se eshte zbuluar nje grup i paligjshem qe i perket skandali te viteve me pare te pergjimeve te bisedave telefonike ne periudhen e qeverisjes se Demokracise se Re.
Përsa i përket hetimeve të metejshme në lidhje me keta persona që vijnë nga rradhët e shërbimeve sekrete pritet te kete deklarata të reja. Ne vitin 2005 organet greke zbuluan se 100 telefona celulare te rrjetit Vodafone, midis tyre me shume se gjysma e anetare te qeverise, madje edhe vete telefona te kryeministrit Karamanlis jane pergjuar per disa muaj, por ende edhe sot përgjegjësit mbeten mister.
Delina Bitraku