Clinton kundër marrëveshjes Turqi-Brazil-Iran
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka dënuar hapat e marra nga Brazili dhe Turqia për të arritur një marrëveshje me Iranin për shkëmbimin e uraniumit me karburant bërthamor. Clinton e ka cilësuar paktin si “të rrezikshëm” për sigurinë globale.
Shefja e diplomacisë amerikane gjatë një fjalimi në Washington tha se administrata Barack Obamës e sheh ujdinë e arritur mes këtyre tri vendeve si ndihmë për Iranin që të shmangë qëndrimin unik të bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor të Teheranit.
“Pa diskutim kemi mosmarrëveshje serioze me diplomacinë e Brazilit lidhur me Iranin. Siç i kemi thënë presidentit Lula, mendojmë se blerja e kohës për Iranin, fakti që t’i mundësohet Iranit të mënjanojnë unitetin e bashkësisë ndërkombëtare lidhur me programet bërthamore, e bën botën një vend më të rrezikshëm”, tha Clinton.
Sipas marrëveshjes të arritur mes Iranit dhe Turqisë e Brazilit, Teherani do të dërgojë një pjesë të uraniumit të pa-pasuruar në Turqi në shkëmbim të karburantit bërthamor për reaktorin në Teheran.
Sipas kësaj ujdie, Irani nuk ka pranuar të ndalë pasurimin e uraniumit.
Në anën tjetër, presidenti i Brazilit, Lula Da Silva u shpreh i habitur për shkak të këtij qëndrimi të SHBA-së.
"Nuk e kuptoj përse nuk pranohet marrëveshja që kemi nënshkruar ne, në qoftë se kjo marrëveshje është në përputhje me kërkesën e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA). Nuk kemi nevojë për autorizimin e dikujt.
Ketë deklaratë, Presidenti brazilian e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin turk, Rejjep Tajip Erdogan, i cili nga ana e tij nënvizoi se do të qëndrojnë deri në fund prapa nënshkrimit të marrëveshjes me Iranin.
“IAEA duhet ta lexojë mirë letrën e Iranit dhe të presë për sanksionet, - tha Lula dhe shtoi: "Problemet, në vend të konfliktit mund të zgjidhjen me dialog. Ne arritëm të bëjmë atë që vendet e tjera kanë 30 vjet që përpiqen ta bëjnë".