E Diel, 1 Nëntor 2026

BP po punon për të ndalur rrjedhjen e naftës

Koncerni energjetik britanik "British Petroleum" ka nisur një përpjekje të re për mbylljen e vrimës së shpimit të naftës në Gjirin e Meksikës.

Me ndihmën e robotëve nënujorë do të provohet që vrima e shpimit, e cila ndodhet në 1 500 metra thellësi, të mbushet me baltë. Pastaj ajo duhet të përforcohet me çimento.

Presidenti Obama shprehu edhe një herë shqetësimin e tij për gjendjen e krijuar në Gjirin e Meksikës. "Askush nuk është më i zemëruar se unë, sepse në fund të fundit, ashtu si çdo president, kur kjo ndodh gjatë mandatit tënd, atëherë çdo ditë mendon se si të zgjidhësh atë çështje", tha Obama.

Shefi i koncernit BP, Tony Hayward, tha se shanset që operacioni të ketë sukses janë mes 60 e 70 për qind. Ai e pranoi se në rast të dështimit, vrima e shpimit mund të rritet edhe më shumë. Nga kjo vrimë qe pesë javë derdhet naftë në det. Ekspertët përllogarisin se deri tani në det janë derdhur rreth 26 milionë litra naftë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›