"Vogëlsirat" që ju sjellin të ftohtin

Sipas një kërkimi të Universitetit të Virginias, ne listen e mjeteve që mbajnë Rhinovirus (virusit që provokon të ftohtin), janë objektet shtëpiake më të përdorura: telekomanda, dera e frigoriferit, rubineti i lavamanit, vende me të cilat njerëzit kanë kontakt të shpeshtë.
Studimi është kryer në një kampion prej 30 familjesh.
Rhinovirus, depozitohet në sipërfaqe të objekteve, ku mbijeton dhe i reziston ambientit shtëpiak për dy ditë.
Këshilla e ekspertëve vazhdon të jetë e njëjta: Kini kujdes për higjienën shtëpiake dhe pastroni mirë objektet që prekni dhe duart!
Si transmetohet?
Pyetja kryesore që bëhet është se si arrin virusi i ftohjes të kalojë nga duart në aparatin e frymëmarrjes?
Nuk është e thënë që të kesh zakone të këqija të higjienës. Mjafton që p.sh duart të prekin sytë dhe virusi nuk do ta ketë të vështirë të penetrojë në organizëm.
Megjithatë objekte "të rrezikshme" janë edhe stilolapsat e përdorur nga të tjerë ose mouse i kompjuterit.