E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mamurras, banoret kunder fabrikes se cimentos

Dhjetra banore te fshatit Shperdhet te bashkise se mamurrasit permes nje proteste kane kundershtuar vendimin e keshillit te ministrave per ndertimin e nje fabrike cimentoje ne fshatin e tyre. 

Ndertimi i kesaj fabrike cimentoje vetem 100 metra larg shtepive te banuara do te sjelle jo vetem ndotje te mjedisit por probleme shendetesore per banoret e kater fshatrave te Mamurrasit.

Banoret e kater fshatrave do te protestojne para bashkise se Mamurrasit, e cila eshte shprehur pro ndertimit te kesaj fabrike dhe me pas protesta e tyre do te zhvendoset para kryeministrise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›