Sulme të njëpasnjëshme në Irak, 12 të vrarë
Të paktën 12 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga dy sulme të njëpasnjëshme në veri të Irakut.
Zyrtarët e Tal Afarit thonë se sulmi i parë ka ndodhur pranë një restoranti të populluar. Ndërkohë teksa njerëzit kanë vrapuar për të ndihmuar viktimat, një tjetër sulmues vetëvrasës mësohet t`i ketë shpërthyer eksplozivët e tij.
Qyteti Tal Afar, i pozicionuar në kufi me Sirinë, është shtëpi e popullatës së përzier, që përfshin myslimanë shiitë dhe sunitë, si dhe të krishterë, kurdë dhe turkmenë.