Ukrainë, Janukoviç ndërmer reforma të reja

Presidenti i Ukrainës, Viktor Janukoviç, ka urdhëruar qeverinë për të punuar në një sërë reformash të reja, që sipas tij kanë qëllim “përmirësimin e mirëqenies sociale dhe besimin e opinionit në qeveri”.
Në takimin e kabinetit, Janukoviç deklaroi se qeveria duhet të rikthejë besimin e popullit ukrainas në aftësitë e autoriteteve për të përmirësuar jetën e qytetarëve.
Ai tha gjithashtu se mbështet ndryshimet e tilla si: rritje të pagës minimale, paga më të larta për punonjësit e qeverisë, modernizim të shërbimeve shëndetësore dhe ulje të kostos së arsimit.
Presidenti i Ukrainës është vënë në shënjestër të kritikave të ukrainasve për shkak të dështimit të tij për të përmbushur zotimet e bëra gjatë fushatës presidenciale, dy vjet më parë.