E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme të reja në Irak, 10 të vrarë

Të paktën 10 persona, përfshirë gra dhe fëmijë janë vrarë sot në jug të Bagdatit pas bombardimeve të militantëve në shtëpinë që u përkiste dy policëve dhe familjeve të tyre.

Policia tha se sulmi ka ndodhur në Musajab, një zonë e banuar me shumicë shiite.
 

Ushtarët, policët, punonjësit e administratës dhe politikanët mbeten objektiva të shpeshta sulmesh në Irak, pasi militantët përpiqen të minojnë rolin e qeverisë dhe të sfidojnë sigurinë, në prag të tërheqjes së trupave amerikane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›