Indi, predatori shfaqet në paradën ushtarake
Një avion i telekomanduar, i realizuar nga shkencëtarët indianë, është treguar për herë të parë në paradën tradicionale ushtarake që është mbajtur mëngjesin e sotëm në Nju Delhi, me rastin e Festës së Republikës.
Mjeti fluturues, i projektuar nga një qendër kërkimesh e Ministrisë indiane të Mbrojtjes në Bangalore, quhet Rustom-1, Umanned aerial vehicle, ose UAV.
Ai është i ngjashëm me “Predatorin”, droni më i famshëm amerikan që përdoret prej vitesh nga ushtria e Shteteve të Bashkuara kundër ekstremistëve islamikë.
Duket se Amerika ka gjetur një rival, ndonëse marrëdhëniet me Indinë janë të mira, pasi deri më sot asnjë vend tjetër, të paktën publikisht, nuk ka treguar se zotëron avionë të tillë.