E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulme vetevrasese ne Afganistan

Nga Express me 27 nentor 2010 ne ora 1833

Dy atentatore vetevrases hodhen veten ne ajer prane nje stacioni policie ne juglindje te Afganistanit. Te pakten kater police humben jeten. Dhjetera njerez u plagosen nga bomba qe shpertheu prane stacionit te policise ne provincen Paktika. Talebanet moren persiper pergjegjesine per kete sulm.
Ne anen tjeter forcat afgane dhe ato te NATO-s theksuan se kane vrare se paku 15 kryengrites ne pjesen lindore te Afganistanit me rastin e kerkimit te nje lideri te larte te talebaneve gjate nates.
Perleshja filloi kur forcat e sigurise u sulmuan ne nje kompleks ne qarkun Sherzad te provinces Nangarhar.
NATO-ja tha se viktima ka pasur vetem ne mesin e kryengritesve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›