E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmet e Ramës, me zëdhënës të krimit dhe sharës të paguar

24-12-2012 / Gazeta 55

Reagim i Partisë Demokratike/ “Z. Rama shërbehet në këtë fushatë shpifjesh nga zëdhënës të akuzuar për trafiqe droge dhe larje parash të pista, sharës të paguar që i fshihen si minj drejtësisë”
 
“...Njeriu që sot është politikani i vetëm i akuzuar direkt dhe publikisht për gjobat me miliona euro të vendosura prej tij kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, deklaron për vite me radhë pasurinë e tij prej 3 mijë euro dhe fsheh kështu nga frika dhe tmerri pasuritë e tij, akuzon familjarët e Kryeministrit për të ardhurat e tyre, që të gjitha të tatuara me burime të qarta dhe të deklaruara në institucionet e vendit...”

Partia Demokratike reagoi dje ndaj akuzave të bëra nga Partia Socialiste ndaj familjarëve të kryeministrit Sali Berisha, duke i cilësuar ato shpifje të ulëta për të mbuluar aktin antikombëtar të bllokimit të integrimit.
Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi gjatë një konference për shtyp deklaroi se “pasi në një akt antishqiptar dhe antikombëtar votimin e 3 ligjeve për marrjen e statusit, ka ndërmarrë përmes çakenjëve një fushatë të ulët shpifjesh dhe trillimesh kundër familjarëve të Kryeministrit. Me këtë fushatë mashtrimesh të përditshme Edi Rama beson se do të mund të maskojë përpara shqiptarëve shëmtirën e vendimit të tij për të bllokuar votimin e 3 ligjeve në parlament të kërkuara në unison nga Komisioni Evropian, Këshilli i Ministrave i BE-së, Parlamenti Evropian, por edhe nga miqtë tanë në Washington”, u shpreh zëdhënësja e PD.
Sipas saj, Rama ka organizuar në krye të fushatës së shpifjeve dhe trillimeve, zëdhënës  të krimit dhe sharës të paguar.
Ndërsa vetë Edi Rama i akuzuar direkt dhe publikisht për gjobat me miliona euro të vendosura prej tij kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, deklaron për vite me radhë pasurinë e tij prej 3 mijë euro.
“Njeriu që sot është politikani i vetëm i akuzuar direkt dhe publikisht për gjobat me miliona euro të vendosura prej tij kur drejtonte Bashkinë e Tiranës, deklaron për vite me radhë pasurinë e tij prej 3 mijë euro dhe fsheh kështu nga frika dhe tmerri pasuritë e tij, akuzon familjarët e Kryeministrit për të ardhurat e tyre, që të gjitha të tatuara me burime të qarta dhe të deklaruara në institucionet e vendit. Edi Rama shërbehet në këtë fushatë shpifjesh nga zëdhënës të akuzuar për trafiqe droge dhe larje parash të pista, sharës të paguar që i fshihen si minj drejtësisë”, tha ajo.
Partia Demokratike garanton z. Rama se me asnjë shpifje, trillim, ai nuk do të mund të maskojë dot aktin e tij antishqiptar të bllokimit të statusit të vendit kandidat për Shqipërinë.
“Partia Demokratike e siguron atë se do të hedhë dritë mbi të gjitha shumat marramendëse, për gjobat 20 përqindëshe për të cilat është akuzuar haptas nga ndërtues dhe biznesmenë të Tiranës si dhe vjedhjet e tjera të anturazhit te të cilat Edi Rama mendon se mund t’i zhurmojë duke shpifur dhe trilluar për të tjerët”, deklaroi më tej zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi.
Partia Socialiste është vënë ditët e fundit në krye të një fushate sulmesh të paprecedentë ndaj familjarëve të kryeministrit, pretendime për vënie të pasurisë në rrugë të paligjshme. Edhe pse ka një reagim zyrtar për këtë çështje, që hedh poshtë me fakte dhe prova të gjitha akuzat e ngritura nga zëdhënës të trafiqeve të qenieve njerëzore, sërish Edi Rama dhe klika e tij e çakenjëve nuk s’mbrapset nga fushata e shpifjeve dhe trillimeve. E gjithë kjo është një lojë e kuptueshme dhe qëllimi i vetëm i këtyre sulmeve janë denigrimi i qeverisë. Por, opinioni publik është i vëmendshëm dhe e kupton lehtësisht se Edi Rama dhe shpura e neobllokmenëve kërkojnë të mbulojnë bllokimin e statusit të vendit kandidat në BE, për të tretën herë radhazi. Dhe shqetësimi i vërtetë lidhet me frikën e ndëshkimit të bllokatorëve nga votuesit shqiptarë, në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, 2013-ë. Atëherë kur nis dita e gjykimit për Edi Ramën dhe politikën e tij të mbrapshtë. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›