E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PD, alternativa më e mirë dhe më e prekshme për të rinjtë shqiptarë”

24-12-2012 / Gazeta 55

Zgjidhet kryesia e re e FRPD – Tropojë


Kryetari i FRPD-se Gerti Bogdani, merr pjesë në zhvillimin e Kuvendit Zgjedhor për strukturat drejtuese FRPD-së - Tropojë, proces nga i cili u zgjodh Kryetari i ri i FRPD-së - Tropojë, Elton Hoxha, dhe kryesia e re drejtuese. Në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të rinjve të FRPD-së, Bogdani theksoi rëndësinë e punës dhe mbështetjes së të rinjve të FRPD-së në përçimin e mesazhit politik dhe arritjeve tek te rinjtë shqiptarë. Duke shprehur mirënjohjen e tij për punën e të rinjve të FRPD-së, ai i ftoi të bëhen pjesë edhe më aktivë gjatë fushatës së ardhshme zgjedhore, në mbështetje të PD-së dhe programit të saj, si alternativa më e mirë dhe me e prekshme për të rinjtë shqiptarë. Kryetari i FRPD-së Gerti Bogdani, përçoi te të rinjtë e Tropojës mbështetjen e fuqishme të Kryeministrit Berisha për strukturat e FRPD-së dhe të gjithë të rinjtë shqiptare, duke i vlerësuar ata si motori kryesor i ndryshimit të Shqipërisë dhe si forca që pas 22 vitesh nga rrëzimi i murit të diktaturës, në 23 qershor, do të rrëzojë edhe murin e bllokimit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›