Sulmet kamikaze, ditë zie në Moskë

Moska mban sot zi për të shënuar sulmet e dyfishta vetëvrasëse të ndodhura dje në metro dhe si pasojë e të cilave humbën jetën 38 persona. BBC njofton se në kryeqytetin rus janë marrë masa të shumta sigurie. Autoritetet besojnë se sulmet me bomba u kryen nga rebelë nga rajoni i Kaukazit të Veriut.
Një ditë më parë dy gra kamikaze hodhën veten në erë në dy stacione metroje, në një orar shumë të populluar, ndërkohë që u gjet edhe një bombë e tretë e cila fatmirësisht nuk shpërtheu. Prokuroria ka nisur hetimet për terrorizëm, por nuk përjashtohet fakti që sulmet të kenë qenë hakmarrje për operacionet më të fundit të drejtuara nga trupat e Moskës në Kaukazin e Veriut, ku gjetën vdekjen disa guerrilas mes të cilëve dhe një mik i afërt i liderit të tyre Umarov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri thirrje për një bashkëpunim të ngushtë rajonal për të luftuar atë që ai quan rrjet global terrorist. Ndërkaq Organizata e Kombeve të Bashkuara si dhe G8-ta kanë dënuar në mënyrën më të ashpër sulmet kamikaze. Presidenti amerikan Barak Obama i ka telefonuar homologut rus, Medvedev duke i bërë ngushëllimet për jetët e humbura si dhe për t’i ofruar bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit.
< I mëparshmi