Kamikazët godasin metronë e Moskës

33 persona kanë vdekur në shpërthimin e parë që ka ndodhur rreth orës 7:56 të mëngjesit, gjersa treni qëndronte në stacionin hekurudhor të Lubyanka, para zyrave të Shërbimit të Fshehtë Rus (FSB).
40 minuta më vonë, një shpërthim i dytë ka ndodhur në trenin që ecte në drejtim të Park Kultury, duke lënë edhe 12 të tjerë të vdekur.
Askush nuk ka thënë se a është ky sulmi më i keq që ka ndodhur në kryeqytet pas 2004-ës.
Sipas gazetarëve që kanë qenë në kryeqytetin rus, thuhet se kamikazët vetëvrasës , që bëjnë sulme në Rusi, kryesisht vinë nga rajoni i trazuar i Kaukazit Verior dhe rebelët çeçenë.
Në shkurt, presidenti i rebelëve çeçenë, Doku Umarow, ka tërhequr vërejtjen se “zona e operacioneve ushtarake do të shtrihet në të gjithë territorin e Rusisë ... ku një luftë e re do fillojë në këto qytete”. Metroja e Moskës është njëra ndër hekurudhat më të mëdha në botë, pasi gjatë ditës nëpër të kalojnë 5.5 milionë njerëz.
“S’kishte zjarr”
Zëdhënësja e shërbimeve emergjente, Irina Andrianova, ka thënë se eksplodimi i parë ka shqyer pjesën e dytë të trenit që udhëtonte për në Lubyanka. Stacioni i tij ishte vija hekurudhore Sokolnicheskaya dhe Tagansko-Krasnopresnenskaya, që është shumë afër qendrave të inteligjencës së Rusisë apo Shërbimit Federal për Siguri (FSB).
Raportohet se në këtë përplasje ka një numër të madh të ambulancave, të cilat janë duke transportuar njerëzit e plagosur nëpër spitalet lokale.
Shpërthimi i dytë në Park Kultury, i cili është stacioni i gjashtë nga ai i Lubyanka në vijën e Sokolnicheskaya, ka ndodhur në orën 8:38. Ka goditur pjesën e fundit të trenit ku kishte pasagjerë.
“Sipas informacioneve të para që janë dhënë nga Shërbimi Federal për Siguri, dy femra vetëvrasëse kanë qenë të përfshira në sulm”, ka thënë kryetari i Moskës, Yuri Luzhkov, për gazetarët që kanë qenë të mbledhur në Park Kultury.
Në shpërthimin në Park Kultury, vetëvrasësit kanë pasur të veshur rripa që kanë mbartur eksploziv plastik, i cili ka shpërthyer më t’u hapur dyert e trenit, ka thënë një detektiv rus për mediet. (BBC)