E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Itali, fitojnë Berluskoni e Lega Nord

Edhe pse të majtët në Itali kanë fituar ne 7 nga 13 rajonet në të cilat u mbajtën zgjedhjet rajonale, qendra e djathtë, e në vecanti Lega Nord, ka triumfuar në rajonet më të populluara. Bie në sy fitorja e koalicioni të kryeministrit Berluskoni (PDL -Lega Nord) në 4 rajone që më parë qeveriseshin nga të majtët, Kampanja, Kalabria, Lazio e Piemonte.

Qendra e majtë ka fituara në Emilja Romana, Toskana, Umbria, Marke dhe rikonfirmon pozitën e saj në Liguria, Bazilikata dhe me shumice votash ne Pulja.

Zgjedhjet rajonale në Itali u karakterizuan nga pjesëmarrja e ulët në votime. 64% e qytetarëve ushtruan të drejtën e tyre te votes kundrejt 72% që morrën pjesë në to 5 vjet më parë.
Kryeministri italian, Silvio Berlusconi, ka fituar në keto zgjedhje megjithë skandalet e fundit politike dhe personale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›