“Sulmet ndaj Topallit, shprehje e agresivitetit dhe e brutalitetit të Ramës ndaj grave të familjes së tij, që nuk e ka më”
Reagon zëdhënësi i grupit parlamentar demokrat, Aldo Bumçi
TIRANE - Zëdhënësi i grupit parlamentar në Partisë Demokratike, Aldo Bumçi reagoi dje menjëherë pas fjalëve fyese dhe aspak njerëzore, që sharsi i kryetarit të bashkisë adresoi në drejtim të Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli. Deputeti Bumçi se papagalli shars, përdori ndaj Jozefina Topallit fraza fyese, fjalë që kryetari i tij i përdor ndaj grave dhe vajzave të Shqipërisë.
“Papagalli i Edi Ramës sulmoi Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli në emër të Kryetarit të tij të njohur për rrahje dhe poshtërime të grave të familjes së tij, duke i kërkuar që të heshtë. Përdori ndaj saj fraza dhe fjalë tipike brutale dhe fyese, fjalë që kryetari i tij i përdor ndaj grave dhe vajzave të Shqipërisë”, u shpreh Bumçi.
Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, theksoi se sharsi i kryetarit të bashkisë ka marrë një mision të vështirë mbasi me fyerjet dhe sharjet e tij dëshmon shkallën ekstreme të keqpërdorimit që i bën njeriu të cilit i shërben nga mëngjesi deri në darkë.
“Por nuk mund të mbuloj me asgjë lidhjet e familjarëve të shefit të tij me internimet, vrasjet dhe ekzekutimet; Nuk mund të mbulojë nudizmin e shefit të tij në plazhe publike; brutalitetin e shefit të tij ndaj familjarëve më të afërt në prani të të tjerëve. Sado lot që të derdhë i gjori Shalsi nuk mundet të fshehë vjedhjet dhe shpërdorimet që bën ai dhe banda e shefit të tij si me 19 lejet e ndërtimit që Rama mori me Eftimin. Nuk mundet sharsi i Ramës të mbrojë nga verdikti i zgjedhësve shqiptarë bosin e vet me 28 Qershor. Sulmet ndaj Jozefina Topallit janë thjesht shprehje e agresivitetit dhe brutalitetit ndaj grave të familjes së tij që nuk e ka”, u shpreh deputeti Aldo Bumçi.
“Sharsi i Ramës, nuk jep llogari për fyerjen dhe vulgaritetin e pamasë që ai dhe kryetari i tij po u dhurojnë dita-ditës qytetarëve të Tiranës, nëpërmjet aferave monstruoze dhe të dënueshme ligjërisht, siç janë lejet e ndërtimit ku Rama dhe sharsi bashkë me Eftiminë, përvetësuan plot 19 leje ndërtimi nga 28 në tërësi që u miratuan në KRT-në e korruptuar.
Shari nuk jep shpjegime, nuk reagon për apatinë e institucionit që përfaqëson, lidhur me planin e Unazës së Madhe, të cilin qeveria shqiptare është shprehur e gatshme ta financojë dhe ta ndërtojë vetë. Sharsi nuk jep shpjegime se pse nuk po rikonstruktohet sheshi ‘Skënderbej’, për të cilin fillimisht ai me Ramën u shprehën optimistë. Përgjigjja është e qartë dhe ekziston, Rama nuk po arrin të marrë dot 15 përqindëshin, se nëse do ta kishte përvetësuar gjobën e tij, atëherë sheshi mund të kishte përfunduar së rikonstrukturi dhe qytetarët do të lëviznin lirshëm në atë hapësirë, mjaft problematike si për automjetet dhe kaos total për lëvizjen e njerëzve. Kjo është strategjia e Edi Ramës, për të ndëshkuar qytetarët, pavarësisht se e kanë votuar, ai vazhdon t’i dhunojë me vulgaritetin e tij që e karakterizon”, u shpreh Bumçi.