E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: Serbia po vijon ndikimin në Kosovë

Lëvizja "Vetëvendosje" ka reaguar për vizitën e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë e shugurimit të peshkopit Teodosije në Kishën Ortodokse të Prizrenit, duke thënë se Serbia po vazhdon ta shtrijë ndikimin e saj në Kosovë. Sipas kësaj lëvizje, në punën e saj po i vjen në ndihmë si gjithmonë edhe qeveria në dorëheqje e Kosovës.
 

"Serbia siç e njohim, po e vazhdon shovenizmin e saj tradicional. Kisha ortodokse serbe e Boris Tadiçit po e vazhdon punën e kësaj aty ku e kishte lënë po kjo kishë nën Nikolla Pashiçin dhe Sllobodan Millosheviçin. Por, kësaj radhe edhe me ndihmën Qeverisë së Kosovës. Së fundi Hashim Thaçi nuk rresht së deklaruari për gatishmërinë e tij për të biseduar me Serbinë, ndërkohë që Tadiçi ka filluar të tregohet më i matur pas deklaratave të pakushtëzuara të Thaçit", thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›