E Diel, 1 Nëntor 2026

Riker: Nuk kam ndërmend të takohem me Thaçin

Ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker, deklaron se nuk ka ndërmend të takohet me kreun e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, për aq kohë sa ky i fundit nuk kthehet në Kuvend.
Gjatë një interviste televizive, Riker ka bërë të ditur se me liderët e tjerë politikë në Maqedoni takohet herë pas here.

“Me Thaçin nuk shihem, përveç evenimenteve të rastësishme. Për aq kohë sa ai bojkoton institucionin e demokracisë së Republikës së Maqedonisë, pra Kuvendin, për fat të keq, nuk shoh pse do të ishte relevante të takohem me të. I kam thënë se nëse kthehen në Kuvend, me kënaqësi do të takohem me të. Vazhdimisht shihem me liderët e tjerë të partive shqiptare, ashtu siç shihem me liderët e partive politike maqedonase, si dhe me liderët e partive politike të bashkësive të tjera etnike. Me të vërtetë mundohem, madje punoj intensivisht për t’u takuar me shumë kategori të qytetarëve, nëse ata dëshirojnë të takohen me mua”, deklaroi ambasadori amerikan në Shkup, Filip Riker.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›