Lutaj Skandaloz projekti i bashkise per SHISH dhe Akademine Ushtarake
Deputeti socialist Pirro Lutaj e ka cilesuar si skandal idene e Bashkise se Tiranes ne lidhje me zhvendosjen e dy institucioneve te rendesise se vecante si Sherbimi Informativ Shteteror dhe Akademine Ushtarake ish-Shkollen e Bashkuar. Ne nje prononcim per gazeten Shqip Lutaj tha se ky vendim eshte ne vazhden e sulmeve qe mazhoranca po ndermerr ndaj ketyre institucioneve. Une kam pare vete investimet qe jane bere ne godinen e SHISH-it dhe nuk e kuptoj se si ka mundesi qe te zhvendosin nje institucion te tille te sigurise se vecante ku jane shpenzuar shuma te konsiderueshme si pjese e investimeve ne infrastrukture. Edhe ne lidhje me ish-Shkollen e Bashkuar deputeti socialist Lutaj u shpreh se ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka premtuar para Komisionit Parlamentar te Sigurise se nuk do te kete nje zhvendosje te ketij institucioni shume te rendesishem. Bashkia e Tiranes ne planin urbanistik te saj ka hedhur idene e zhvendosjes se ketyre dy institucioneve per krijimin e nje Tirane policentrite.