E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi i policisë te Banka, në pranga 16 kambistë pa licencë

 

TIRANE - Provat e siguruara nga policia dhe prokuroria pas 3 muaj hetimesh, kanë bindur Gjykatën e Tiranës që të vendosë arrestimin e 16 kambistëve në kryeqytet. Togat e zeza kanë dhënë dje masat e sigurisë “arrest me burg” për 13 kambisë dhe “arrest shtëpie” për tre të tjerë, të gjithë të akuzuar për “ushtrim të aktivitetit të pa licencuar. Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, Sektori Kundër Pastrimit të Parave dhe Prokuroria e kryeqytetit realizuan operacionin “Black Market” dhe vunë në pranga personat që akuzohen për ushtrim aktiviteti të paligjshëm të këmbimit valutor. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës thane se kambistët akuzohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm, duke konsumuar veprën penale të “ushtrimit të palicencuar të veprimtarisë financiare”. Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan një sasi e konsiderueshme parash në euro dhe lekë shqiptare, që paraprakisht është llogaritur në shifrën e mbi 20 mijë eurove. Janë arrestuar me masë sigurie “arrest në burg”, Rebani Korra, Neim Dule, Ylli Omeri, Tomorr Bejkollari, Jovan Gjika, Shkëlzen Geci, Vladimir Fino, Dashamir Torba, Fatmir Sinanaj, Kadri Haxhillari, Gjergji Roshi, Rrahim Mahilaj dhe Shkëlzen Spahiu. Ndërkohë janë shoqëruar në polici me masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe më pas janë lënë të lirë, Basri Cenaj, Xhavit Mema dhe Destan Mulgeci. Sipas burimeve nga policia mësohet se kambistët e arrestuar mbaheshin në vëzhgim nga policia prej rreth 3 muajsh, pasi për ta kishte informacione se këmbenin valutën në pa licencë nga Banka e Shqipërisë.        e.d

KAMBISTET E ARRESTUAR

1. Rebani Korra
2. Neim Dule
3. Ylli Omeri
4. Tomorr Bejkollari
5. Jovan Gjika
6. Shkëlzen Geci
7. Vladimir Fino
8. Dashamir Torba
9. Fatmir Sinanaj
10. Kadri Haxhillari
11. Gjergji Roshi
12. Rrahim Mahilaj
13. Shkëlzen Spahiu

ARREST SHTEPIE
1. Basri Cenaj
2. Xhavit Mema
3. Destan Mulgeci

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›