Studentët, Egjipti jep 10 bursa
Egjipti ofron 10 bursa për studime universitare për vitin akademik 2009-2010. Ministria e Arsimit sqaron mënyrën si të interesuarit do të kandidojnë. Sipas këtij dikasteri bëhet fjalë për 6 bursa për studime universitare dhe 4 për studime pasuniversitare. Bursa mbulon tarifën e shkollimit, shpenzimet e akomodimit, si dhe shpenzimet mujore të studentëve. Kandidatët e interesuar të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet e kërkuara”, sqaron MASH. Për të përfituar bursën për studime universitare duhet të paraqitet kërkesa, duke specifikuar degën në të cilën kandidati dëshiron të studiojë, vërtetimi i notave për tri vitet e para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme, raportin mjekësor, fotokopje e pasaportës; certifikatën e lindjes dhe 4 fotografi. Afati i fundit i dorëzimit të dokumenteve të kandidatëve në sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në MASH është data 8 qershor 2009.