E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi izraelit, gjallë 3 shqiptarët e Maqedonisë

Tre shtetas shqiptaro-maqedonas të cilit ndodheshin në anijet turke me ndihma të cilat u sulmuan nga forcat izraelite në Rripin e Gazës, sipas raportimeve ndërkombetare mësohet se janë gjallë dhe i kanë mbijetuar sulmit agresiv. Raportohet zyrtarisht se shtetasit shqiptare te Maqedonise, Jasmin Rexhepi, 28 vjec, Sami Emini 57 vjec të dy nga Shkupi, si dhe Sead Hasipi 50 vjec nga Kumanova, i kanë shpëtuar ekzekutimit dhe aktualisht ndodhen në paraburgim në Izrael.

Pritet që autoritetet izraelite të ndërmarrin një procedurë riatdhesimi për këta persona. Sipas agjencise maqedonase te lajmeve, MIA, familjarët e tre shtetasve shqiptaro-maqedonas i morën konfirmimet se të afërmit e tyre janë gjallë përmes një deklarate nga ambasada maqedonase në Izrael. Autoritetet kanë njoftuar gjithashtu se shtetasit e paraburgosur në Izrael do të deportohen ditën e sotme ose nesër në drejtim të Turqisë dhe prej andej do të kthehen në vendet e tyre të orgjinës në Maqedoni dhe në Greqi.

Të dhënat sipas të cilave tre shqiptaret e Maqedonise janë gjallë i kanë konfirmuar edhe autoritetet shtetërore Turke prej nga ishin nisur anijet me ndihma humanitare të cilat u sulmuan në rripin e Gazës.

Adela Zeza

Azhornuar së fundi ( e martë , 01 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›